Ish-presidenti Bill Clinton shtrohet në spital
Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, është shtruar në spital pas disa problemeve shëndetësore. ‘CNN’ raporton se ai po trajtohet në Njësinë e Kujdesit Intensiv për një infeksion të mundshëm të gjakut të njohur si sepsis.
Clinton ishte të martën në Kaliforni për një aktivitet privat të fondacionit të tij, kur u ndje i lodhur e më pas u shtrua në spital.
Mjekët e ish -Presidentit thonë se infeksionet urologjike janë shumë të zakonshme tek njerëzit e moshuar dhe ato trajtohen lehtësisht, edhe pse ato mund të përhapen shpejt në qarkullimin e gjakut. Clinton do t’i jepen antibiotikë intravenozë deri ditën e sotme, kur ka të ngjarë të kalojë në antibiotikë oralë. Matjet e tij vitale janë të gjitha të qëndrueshme, thanë mjekët.
Rruga Press