BallinaLajme

Ish-myftiu Ylli Gura: Komiteti i Ekpertëve duhet të konsultohej me të krishterët, janë lënduar shpirtërisht

Ish-myftiu i Tiranës, Ylli Gura u shpreh në Euronews Albania se masat e reja kufizuese për pandeminë kanë lënduar shpirtërisht besimtarët e krishterë, të cilët sot kanë meshën e Krishlindjes.

“Bajrami i kaluar që ishte me 31 korrik, ishte brenda suazës së ndalimeve natyrshëm të asaj kohës, jemi para 6 muajsh afërsisht. Ndërsa kjo e tanishmja gjykoj, në mos qofsha i gabuar, në komunikim më bashkëvëllezërit e mi të krishterë, ardhja në një moment pa moment besoj përpara kremtimit të Krishtlindjeve, që janë sonte, sigurisht që shpirtërisht i ka vrarë besimtarët e krishterë.  Sikundër e dini sonte është mesha e tyre, ritualet e tyre janë sonte dhe përpara një kremtimi të madh, ishte një lëndim shpirtëror. Në një festë të tillë madhore brenda vitit nuk është e lehtë për t’u riorganizuar”, u shpreh ai.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti kërkon mbështetjen e Gjermanisë për anëtarësimin e Kosovës në KiE

Ai nënvizoi më tej se Komiteti i Ekpertëve duhet të ishte konsultuar me të krishterët para se të merrte masat. 

“Në rastin konkret unë do të thosha që nëse do të kishim një konsultim të mirëfilltë, mesha nuk është si dita e Bajramit ndër ne myslimanët, që ndryshon në varësi të hënës, mesha e besimtarëve katolikë dihej se kur do të ishte, 24 dhjetor. Unë sot kam pasur një konsultim më drejtuesen e Komitetit Teknik të Ekspertëve, për mundësimin e këtij 30 minutëshi, vetëm për sonte për besimtarët katolikë, që për çdo herë janë të kujdesshëm për respektimin  e masave, sidomos në grumbullimet madhore, si Bajrami, apo Krishtlindjes. Ishte e mundshme që ky 20 minutësh apo 30 minutësh duke respektuar këto masa paraprake. Kjo do të thoshte një vlerësim i drejtë i besimtarëve katolikë”, tha ai.

Lexo më shumë  “Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Ish-myftiu thekson gjithashtu se në raste pandemie besimtarët e ndjejnë më shumë Zotin.

“Në raste tilla njeriu dhe njerëzimi e ndjen dyfish apo shumë më shumë, kohë të tjera apo sprova Zotin, hyjnorin të plotfuqishmin.  Kjo pandemi ishte lajtmotiv, është e dhimbshme tragjedinë e humbjes së jetës në botë me miliona dhe në Shqipëri mbi 1 mijë shqiptarë, në aspektin shoqëror, na bën me besimtarë, e ndjemë më shumë atë që kemi nevojë për njeri-tjetrin”, tha ai më tej. /Euronews

Rruga Press

YouTube player