BallinaLajme

Ish-MPJ e Bullgarisë, Zaharieva: Tito si Hitleri

Zaharieva në intervistë për gazetën gjermane “Welt”, krahason Josip Broz Titon me Adolf Hitlerin. Duke treguar se midis 1 shtatorit dhe 20 nëntorit janë bërë 13.699 postime negative në lidhje me Bullgarinë, Zaharieva thotë se kremtimi që Petre Shilegov, kryetari i qytetit të Shkupit bën për Titon, është njëjtë si kryetari i Berlinit të kremtonte Hitlerin! Kjo tregon një mungesë të pluralizmit. Ata ishin kryesisht brutalë ndaj meje kur shprehja keqkuptimin tim sepse ata shënonin dyzet vjetorin e vdekjes së një prej diktatorëve më të errët – Titos. Për më pak se dhjetë vjet, ai vrau gati 1.7 milion njerëz në ish-Jugosllavi. Ndërsa ata e shënojnë këtë ditë. Kryetari i Shkupit është shok partie i Zaevit. Pastaj më nuk isha aq e popullarizuar. Por kjo është njëjt si kryetari i Berlinit të vijë me idenë për të shënuar ditën e vdekjes së Hitlerit” tha Zaharieva.

Lexo më shumë  Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyrë Kurtit

Ajo mohon që Bullgaria nuk e njeh gjuhën maqedonase dhe akuzat e tilla i interpreton si një përpjekje “për të portretizuar Bullgarinë si një vend që ka mbetur në kush e di në cilin shekull”.

“Tema më e vështirë janë akuzat e pavërteta që janë dëgjuar për një kohë të gjatë, se gjoja ne ua mohojmë maqedonasve të drejtën për vetëvendosje. Ose të drejtën për ta thirrur gjuhën e tyre ashtu siç ata duan. Por vendet nuk njohin gjuhët ose kombet, por vetëm vendet e tjera”, tha Zaharieva, gjithashtu hap temën e qytetarëve maqedonas me pasaportë bullgare, duke thënë se për 10 vjet, 88,450 qytetarë kanë marrë shtetësi bullgare bazuar në deklaratat e tyre mbi origjinën.

Lexo më shumë  Shkarkimi i Escobarit, Bugajski: Koha që ShBA-ja të emërojë një të dërguar të pakorruptuar

Rruga Press

YouTube player