Bota

Ish-ministrja malazeze i përgjigjet Vuçiqit: Sa të jeni ju në pushtet, unë nuk do të vij në Serbi

Serbia ditë më parë ia kishte ndaluar hyrjen në vend ish-ministres malazeze të Integrime Evropiane, Jovana Maroviq.

Pas këtij ndalimi në Aeroportin e Beogradit “Nikolla Teslla”, ish-ministrja Maroviq i është përgjigjur presidentit serb Aleksandar Vuçiq duke thënë se nuk do të shkoj në këtë vend derisa ai të jetë në pushtet.

“Derisa jeni ju të jeni në pushtet, unë nuk do të vij më në Serbi. Liria ime e lëvizjes dhe e shprehjes nuk varen nga mëshira e askujt”, thuhet në reagimin e Maroviqit në rrjetin social X.

Po ashtu, pas këtij veprimi të autoriteteve të Beogradit ka reaguar edhe presidenti malazez Jakov Milatoviq, duke thënë se Maroviq nuk paraqet kërcënim për sigurinë.

Lexo më shumë  Gjermania paralajmëron pasoja pas sulmit të dyshuar kibernetik rus

“Jam i befasuar që asaj iu ndalua hyrja në Serbi, veçanërisht duke pasur parasysh angazhimin e saj shumëvjeçar në sektorin civil si në vend ashtu edhe në rajon. Jam i sigurt që Jovana nuk është kërcënim për sigurinë”, ka thënë Millatoviqit.

Për një kohë të gjatë, Maroviq ishte subjekt i shkrimeve të tabloideve në Serbi, për shkak të pikëpamjeve të saj të deklaruara publikisht, në të cilat ajo është sulmuar brutalisht nga këto medie.

Lexo më shumë  Britania premton 3 miliardë funte në vit ndihmë për Ukrainën

Ajo ishte ministre e Integrimeve Evropiane të Malit të Zi dhe zëvendëskryeministre në Qeverinë e Dritan Abazoviq.

Maroviq dha dorëheqjen nga të gjitha pozitat politike në fund të nëntorit të vitit të kaluar.

Rruga Press

YouTube player