KryesoreLajme

Ish-ministri i Mbrojtjes, Mehaj: Blerja e raketave anti-tank “Javelin” ka nisur në mandatin e Qeverisë Kurti

Ish-ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj ka thënë se blerja e raketave anti-tank “Javelin” nga SHBA ka nisur gjatë mandatit të tyre në Qeverinë e drejtuar nga kryeministri Albin Kurti.

Përveç këtyre raketave, Mehaj thotë se në mandatin e tij si ministër janë bërë edhe disa blerje të tjera por që sipas tij duhet të mos bëhen publike.

“Ky investim për ushtrinë tonë ka nisur tash e dy vite e gjysmë më parë. Nën mandatin tonë, jo vetëm raketat “Javelin” e Dronët Bajraktar, por edhe shumë sisteme e kontingjentet të tjera janë blere e janë në proces, e që konsideroj se duhet të mbesin pa u publikuar e në shërbim të interesit kombëtar”,  ka thënë Armend Mehaj.

Lexo më shumë  Mexhiti: Gjithçka po shkon sipas planit, regjimi Ahmeti, Grubi, Osmani do të bie

Ndër të tjera ish- ministri i Mbrojtjes ka thënë se misioni kryesor i tij ka qenë forcimi i Ushtrisë së Kosovës ku për këtë thotë se ka shpenzuar mbi 292 milion euro.

“Anëtarësimi në aleancën e NATO-së është pikësynimi i ynë”, ka shkruar Mehaj në rrjetin social Facebook.

Duke thënë se miqësia mes SHBA dhe Kosovës është e pathyeshme, ai ka shtuar se siguria e jonë është më fortë dhe me e mirë se sa duket në shikim të parë dhe shihet në publik.

Lexo më shumë  Mbahet për herë të parë në Kosovë tryeza rajonale për partneritetet publiko-private

Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj bashkë me postimin ka ndarë edhe një fotografi e që sipas tij është bërë në ditët e para të parashtrimit të kërkesës për blerjen e raketave anti-tank “Javelin” në SHBA.

YouTube player