Lajme

Ish-ministri i jashtë i Shqipërisë, Haxhinasto: Shqipëria në vend që të ndihmojë Kosovën, është vënë në mbrojtje të Serbisë

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, Edmond Haxhinasto, ish-ministër i Jashtëm u shpreh se SHBA-të kanë në agjendën e tyre edhe shumë çështje të tjera, jo vetëm Kosovën.

Ai tha se Shqipëria në vend që të ndihmojë Kosovën dhe të jetë në krah të saj, shpeshherë është vendosur në pozitën e mbrojtjen e Serbisë dhe ka justifikuar qëndrimet e saj.

Lexo më shumë  Presidentja Osmani: Ilaz Kodra ishte gardian i popullsisë civile nga regjimi gjenocidal i Serbisë

Haxhinasto: SHBA-të kanë në agjendën e tyre shumë faktorë ndërkombëtare sikurse janë zhvillimet në lindjen e largët. Secili nga këto kanë peshën e vet. Do të shtoja edhe faktorë të tjerë, pasi ka një gatishmëri për të përdoruar zhvillimet për politikë të brendshme.

Gjithashtu republika jonë (Shqipërisë) me diplomacinë, në vend që të ndihmojë Kosovën dhe të jetë në krah të saj, shpeshherë është vendosur në pozitën e mbrojtjen e Serbisë dhe ka justifikuar qëndrimet e saj. Ndërsa Kosova është vendosur në një pozitë aspak të favorshme.

Rruga Press

Lexo më shumë  Ministrja Gërvalla në Bruksel: Kosova kampione e demokracisë dhe sundimit të ligjit në Ballkanin Perëndimor
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *