Lajme

Ish-luftëtari i UÇK-së Goxhaj zbuloi arsyen se përse ka ngritur padi penale në SPAK ndaj Ministrit të Drejtësisë së Shqipërisë

Ish-luftëtari i UÇK-së Dritan Goxhaj ishte këtë të shtunë në një intervistë për Euronews Albania ku zbuloi edhe arsyen se përse ka ngritur padi penale në SPAK ndaj Ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja.

Goxhaj tha se ministri Manja ka shkelur ligjin kur ka pranuar kërkesën për arrestimin dhe ekstradimin e tij, pasi sipas tij, kërkesa nuk ka ardhur në rrugë zyrtare. ai tha se ministri i njeh mirë procedurat dhe do duhej vetëm një refuzim i kërkesës së ardhur jo në përputhje me ligjet e Shqipërisë për të shmangur arrestimin pa të drejtë të tij.

“Shkelja nis me pranimin e kërkesës. Ministria nuk duhet të kishte pranuar e cila nuk ka ardhur në rrugë zyrtare, pra siç e përcakton ligji në republikën e Shqipërisë. Ministria është obliguese të zbatojë ligjin në republikën e Shqipërisë. Në këtë rast ligji në Republikën e Shqipërisë është marrëveshja e ekstradimit me shtetin e Kosovës, që është ligji numër 2/ 2013, ligji numër 3/ 2013. këto përcaktojnë qartësisht se çdo kërkesë duhet të kalojë nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë së Kosovës, e ajo e dërgon në Ministrinë e Drejtësisë së Shqipërisë.

Lexo më shumë  "Rama shtrëngohet fort me Vuçiqin, por s'e luan prapanicën kur i jep dorën Albin Kurtit"

Kërkesa nuk ka ardhur nga Ministria e Drejtësisë, por ka ardhur nga Gjykata speciale me seli në Hagë. Në këtë moment duke qenë se është shkelur kjo procedurë, kërkesa është nul, ministri duke qenë se nuk është karrocier. Ai ka qenë me profesion jurist, ka mbi 15 vite prokuror dhe normalisht e di shumë mirë se si funksionon procedura. Ai i ka pranuar këto letra. Pranimi i letrave në mënyrë jo të rregullt solli pjesën tjetër që ndodhi. Ministrisë nuk i kushtonte asgjë të thoshte që kërkesa nuk është e rregullt. ajo mund të vinte prap, por duke qenë se nuk erdhi në rrugë të ligjshme, kjo e bën të paligjshëm si kërkesën si arrestimin tim më pas”,-tha Dritan Goxhaj.

Lexo më shumë  Kundër shembjes së banesave për projektin Thumanë-Kashar, familjarët kanë paralajmëruar se do të spërkaten me benzinë dhe do t’i vënë flakën vetes

Rruga Press

YouTube player