Bota

Ish-diplomati serb: Të gjithë kuptojnë lojën e dyfishtë të Vuçiqit

Dushko Lopandiq një politikan, profesor universitar, shkrimtar dhe ish-diplomat serb, në RTV, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po “zhonglon mes Lindjes dhe Perëndimit”.

“Vuçiq nuk ka shkuar në Samitin e BRICS, por ka dërguar katër ministra dhe kjo mbulohet nga këto vizita të zyrtarëve evropianë. Përveç vizitës shtetërore, ka edhe një arsye tjetër për vizitën e tyre, ajo është për të parë se ku po shkon kryesia e SNS-së, ideologjikisht. Të gjitha janë taktika politike. Gjëja më e rëndësishme është se ku po shkon ky vend”, tha Lopandiq.

Lexo më shumë  Tension në lindje të Evropës! Fregata ruse lëshon dy raketa ndaj helikopterit danez

“SB” ka shkruar për lojën e dyfishtë të Aleksandar Vuçiqit, i cili nuk shkoi në Rusi për t’u “përlyer sytë” zyrtarëve nga Brukseli, ndërsa presidentit të Rusisë i dërgoi mesazh “të fshehur” në ndeshjen e Leskovcit.

Përkatësisht, Vuçiq, duke festuar fitoren e Serbisë, ka nxjerrë nga xhepi flamurin serbo-rus dhe në atë mënyrë i ka dërguar mesazh të qartë presidentit të Rusisë, të cilin e admiron, siç e ka konfirmuar së fundmi edhe i deleguari i Vuçiqit për Rusi, Aleksandar Vulin.G.E.

Lexo më shumë  Ministri polak: NATO do ta mposhtte Rusinë shpejt, Evropa ka epërsi të madhe ushtarake

Rruga Press

YouTube player