KryesoreLajme

Ish-ambasadori i Britanisë, Cliff: Çfarë po bën BE me raportin e Banjskës, u dorëzua në janar, jemi në mes të marsit?

Ish-ambasadori i Britanisë në Kosovë, Ian Cliff, ka kërkuar detaje nga Bashkimi Evropian lidhur me raportin e Qeverisë së Kosovës për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë.

Ai në një sesion dëgjimor në Parlamentin Britanisë së Madhe, është shprehur i acaruar se raportin Kosova e dorëzoi në janar, ndërsa jemi aktualisht në muajin mars dhe nga BE-ja nuk ka ende një epilog.

Lexo më shumë  Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH) nis zbatimin e bojkotit në të gjitha universitetet publike

”Ne duhet të pyesim miqtë tanë në BE se çfarë kanë bërë me raportin e qeverisë së Kosovës. Është dorëzuar në Bruksel në janar, ja ku jemi në mes të marsit. Çfarë po bëjnë ata për këtë?”, është shprehur ai.

Rruga Press

Lexo më shumë  U plagos në protestë/ Spahia: 24-vjeçarit i'u nxorrën dy plumba në formë sferike, prokuroria të hetojë urgjentisht
YouTube player