Lajme

Ish-ambasadori holandez i reagon Hill-it: Si mundet një ambasador të injorojë publikisht atë që po ndodh?

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch ka reaguar ashpër ndaj ambasadorit amerikan në Serbi, Christopher Hill, pasi ky i fundit e mbështeti Aleksadar Vuçiqin dhe e cilësoi atë si një partner të mirë.

Bosch në një postim në Facebook tha se është e trishtueshme ta lexosh këtë deklaratë të ambasadorit Hill.

Lexo më shumë  Karlo Bolino shkarkoi nga puna Ilir Babaramon pas kritikave ndaj qeverisë së Edi Ramës

Ai ia rikujtoi ambasadorit amerikan, se ishte pikërisht Vuçiqi që e minoi marrëveshjen e Ohrit.

“E trishtueshme të lexosh atë që tha ambasadori Hill.

Të gjithë e dinë se Vuçiqi nuk është vetëm antidemokratik, por edhe i pari përgjegjës për të gjitha tensionet në të gjithë Ballkanin. Se ai e minoi dhe denoncoi menjëherë marrëveshjen e Ohrit duket se nuk llogaritet! Si mundet një ambasador të shkojë në vend dhe të injorojë publikisht atë që po ndodh? Shumë e trishtueshme vërtet”, shkroi ndër të tjera Bosch.

Lexo më shumë  Fermerët në Krujë të shqetësuar për çmimin e naftës: Bujqësia po vuan

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *