Lajme

Ironizon Basha: Opozita të hënën do të ankohet në Kushtetuese për zgjedhjet e 14 shkurtit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka ironizuar me dërgimin në Gjykatën Kushtetuese që po ua bën opozita ligjeve e vendimeve të pushtetit.

“Opozita t’hanën po e dërgojshin në Gjykatë Kushtetuese ankesën për zgjedhjet e 14 shkurtit! Kishin thanë është antikushtetuese me dashtë kaq shumë. #51 #KoalicioniPLAS” ka shkruar Basha në Facebook.

Lexo më shumë  Procesi i rinumërimit të votave përmbyllet në 8 komuna

Të premten, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës çoi në Kushtetuese Ligjin për pagën minimale. Një ditë më parë, në Kushtetuese shkoi kërkesa e Partisë Demokratike të Kosovës për kushtetutshmërinë e seancës së 13 korrikut.

Opozita gjatë pushtetit të Vetëvendosjes, në disa raste ka dërguar lëndë në Kushtetuese. Ka raste që tashmë Kushtetuesja ka rrëzuar vendimet e pushtetit.

Rruga Press

Lexo më shumë  Partneriteti Iowa – FSK forcon bashkëpunimin ushtarak dhe gatishmërinë operacionale
YouTube player