Bota

Irani miraton projektligjin për pezullimin e bashkëpunimit me mbikëqyrësin bërthamor të OKB-së, Khamenei uron ‘për ‘fitoren’ ndaj Izraelit

Irani ka miratuar një projektligj për pezullimin e bashkëpunimit me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA).

“Plani për t’i kërkuar qeverisë të pezullojë bashkëpunimin me IAEA-në u miratua pas shqyrtimit nga anëtarët e Këshillit të Rojës”, tha një zëdhënës.

Dje, kreu i IAEA-së, Rafael Grossi, tha se kthimi i inspektorëve në objektet bërthamore të Iranit për të vlerësuar ndikimin e sulmeve ushtarake amerikane dhe izraelite, ishte “prioriteti i tij kryesor”.

Lexo më shumë  Lobi izraelit dështoi, AIPAC shpenzoi mbi 55 milionë dollarë për kandidatë që humbën zgjedhjet në SHBA

Ai tha se ky veprim do t’i lejonte gjithashtu mbikëqyrësit të verifikonte rezervat e uraniumit të pasuruar të Iranit.

Deklarata erdhi pasi një ligjvënës iranian tha se Grossi nuk duhet të lejohet të hyjë në Iran.

E udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, sapo ka publikuar një mesazh në llogarinë e tij X.

“Ju ofroj urimet e mia për fitoren ndaj Izraelit”, tha ai.

Lexo më shumë  Serwer: Kongresi me shumicë demokrate do mbështesë më shumë Ballkanin
YouTube player