Bota

Irani konfirmon vrasjen e shefit të Inteligjencës së Gardës Revolucionare

Garda Revolucionare Islamike e Iranit ka njoftuar vrasjen e shefit të tyre të Inteligjencës, Majid Khademi, raportoi BBC-ja.

Në deklaratë thuhet se ai u vra këtë mëngjes nga sulmet e Izraelit dhe ShBA-së.

Khademi pati zëvendësuar Mohammad Kazemin, i cili u vra gjithashtu nga një sulm izraelit më 15 qershor 2025 gjatë luftës 12-ditore Iran-Izrael.

Lexo më shumë  Rusia po rekruton burra të dehur nga qendra rehabilitimi për frontin ushtarak

Në shkurt, pas protestave antiqeveritare në janar, Khademi kishte akuzuar presidentin e ShBA-së, Donald Trump, për nxitjen e asaj që zyrtarët iranianë e kanë përshkruar si strategji “vrasjesh të inskenuara”, që synonte sipas tyre rritjen e viktimave në protesta për të justifikuar ndërhyrjen e huaj ushtarake.

Rruga Press

YouTube player