Bota

Irani deklarohet ashpër ndaj Zelenskyt: Durimi i Iranit nuk është i pafund

Regjimi iranian ka lëshuar një deklaratë kërcënuese një ditë pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e akuzoi Teheranin për furnizim të Rusisë me qindra dronë vdekjeprurës për përdorim në Ukrainë, raportoi NYP.

Një zyrtar i Iranit mohoi akuzat dhe paralajmëroi se “durimi” i regjimit për pretendime të tilla “nuk është i pafund”.

Lexo më shumë  Uashingtoni ashpërson mesazhet ndaj Serbisë, Kongresi e paralajmëron për Rusinë, Kinën dhe glorifikimin e Mlladiqit

“Zelensky duhet ta dijë se durimi strategjik i Iranit për akuza të tilla të pabaza, nuk është i pafund”, ka thënë zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Nasser Kanaani.

Kanaani shtoi se Zelensky duhet “të nxjerrë mësim nga fati i disa liderëve të tjerë politikë të cilët e kënaqnin veten me mbështetjen e SHBA-së”.

Presidenti ukrainas e akuzoi Rusinë se ka gjetur një aleat “gjenocidal” në Iran.

Lexo më shumë  Ukraina godet aeroportin ushtarak në Rostov, Rusia humb gjashtë helikopterë

“Kur Rusia nuk mund t’i arrijë qytetet tona me artilerinë e saj, tenton t’i shkatërrojë me sulme raketore. Për më shumë, Rusia ka gjetur një aleat në politikën e saj gjenocidale – Iranin”, ka deklaruar Zelensky.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *