Lajme

“Investitorët strategjik”/ Sot diskutohet heqja e mandatit të Olta Xhaçkës

Ditën e sotme do të, do të zhvillohet mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, në Kryesinë e Kuvendit.

Në mbledhje do të diskutohet ndjekja e procedurës parlamentare për konstatimin e pavlefshmërisë dhe mbarimit te mandatit të deputetes Olta Xhaçka, e cila është njëkohësish Ministre e Punëve të Jashtme në qeverinë e Shqipërisë.

Lexo më shumë  28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e Edmond Hoxhës

Nuk dihet nëse deputetja Xhaçka do të jetë e pranishme apo jo.

Mbledhja e këshillit vjen pas kërkesës së 14 deputetëve të PD që kanë kërkuar dërgimin në Gjykatën Kushtetutese të mandatit të deputetes për shkak se sipas tyre, ajo ka përfituar, nëpërmjet bashkëshortit të saj, statusin e investitorit strategjik, duke marrë në përdorim pasuri publike.

Mocioni u depozitua  nga deputetët e PD-së të cilët kanë kërkuar ndjekjen e procedurës parlamentare për konstatimin e pavlefshmërisë dhe mbarimit të mandatit të deputetit për ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Lexo më shumë  Ambasadori Ajeti: Hamburgu po shkruan histori, pesë kandidatë me prejardhje nga Kosova garojnë për zgjedhjet e landit të Hamburgut!

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *