KryesoreLajme

Investimi 4.2 milionë euro për koncertin e Kanye West, i turpshëm”/ Aktivistja: Shkollat dhe spitalet në gjendje skandaloze. SPAK-u të veprojë

Aktivistja Luçiana Kokaj e ka cilësuar të turpshëm vendimin e qeverisë së Edi Ramës për të akorduar 4 milionë euro për koncertin e reperit të njohur Kanye West. Në një intervistë për News24, Kokaj u shpreh se, ndërsa qytetarët përballen me mungesë të shërbimeve shëndetësore dhe infrastruktura në shkolla e spitale, sipas saj, ndodhet në gjendje skandaloze, qeveria zgjedh të përdorë miliona euro nga fondi rezervë për organizimin e një koncerti.
Ajo theksoi se këto fonde duhej të përdoreshin për nevoja prioritare të qytetarëve.
Po ashtu Kokaj kërkoi hetim nga SPAK.

“Investimi i shtetit tek koncerti i një individi privat është i turpshëm. Ata dalin dhe denoncojnë shqiptarët që lënë “review” të këqija ndërkohë që për vete investojnë në një biznes privat. Ndërkohë që ke shqiptarë që nuk marrin ndihma mjekësore, që kanë nevojë për kurim jashtë shteti, dhe nuk ua mundëson shteti trajtimet. Shteti paska lekë për të investuar për Kanye West, por nuk ka lekë për të çuar shqiptarët për të kuruar kur ai vetë nuk ua ofron kurimin. Ka shkolla dhe spitale në gjendje skandaloze.
Kur preken rezervat e shtetit për një koncert më duket banale, ndërkohë që kur na ndodhi tërmeti nuk kishim mjaftueshëm në rezerva po hapëm GoFundme me dhe kërkuam lekë nëpër Evropë.
Ndërkohë që tani kemi lekë te fondi rezervë. Besoj se institucionet e drejtësisë do të bëjnë punën e vet.
SPAK duhet ta veprojë, të shikojë edhe “Albanian Files”, lejet që janë dhënë dhe se si janë bërë marrëveshjet. Bisedat kanë qenë në tavolinë shumë përpara ndryshimit të ligjit 21/24. Ai ligj është ndryshuar për të favorizuar miq të Ramës që SPAK duhet të hetojë”, tha ajo.

Lexo më shumë  Kurti: Për qeverisje përgjegjësia bie mbi ne, për presidentin të gjithë kemi përgjegjësi

Rruga Press

YouTube player