KryesoreLajme

“Investim historik”, Aliu njofton një projekt milionësh për Shtimen

Kryetari i Komunës së Shtimes Qemajl  Aliu, ka njoftuar për një projekt milionësh për komunën të cilën ai udhëheq.

Aliu e ka quajtur historik investimin  prej 5 milionë euro në lumin  “Shtimjanja”. Ndërsa ka thënë se ky lum i cili ka qenë i harruar dhe me rrezik për përmbytje, ndotje dhe dëme natyrore, tash po merr trajtimin e merituar.

Lexo më shumë  Kush është polici nga Shqipëria që u kap duke transportuar 1 milion euro nga Serbia në Kosovë

“ Me projektin prej mbi 5 milionë eurosh, po bëjmë rregullimin e shtratit të lumit, duke e bërë realitet zotimin tonë.  Ky investim i madh është dëshmi tjetër e përkushtimit tonë për ta bërë Shtimen të gjelbër, të pastër, të zhvilluar e me hapësira të mirëmbajtura. Shtimen e kemi transformuar nga një Komunë e lënë pas dore në një Komunë të urbanizuar me investime milionëshe”, ka thënë Aliu.

Lexo më shumë  Nga polic, në bos droge/ Kush ishte “El Mencho”, narkosi më i përgjakshëm i Meksikës

Rruga Press

YouTube player