Bota

Investigimi/ Zbulohet vila luksoze ku dyshohet se Putini jeton me të dashurën e tij

Jeta private e Vladimir Putin është një “sekret me 7 vula”, siç thonë në ato anë. Por ditët e fundit, një investigim i gazetarëve të grupit të pavarur rus “Proekt Media” për financat e Vladimir Putinit dhe pronat që ai ndan me partneren e tij të dyshuar, ish-gjimnasten olimpike Alina Kabayeva, ka bërë xhiron e botës.

Investigimi ka marrë vëmendje në gjithë botën, por jo në mediat ruse. Nuk ka asnjë lajm në mediat e mëdha. Asnjë mohim, asnjë koment indinjues nga ndonjë deputet në solidaritet me privatësinë e cenuar të presidentit.

Jeta private e Vladimir Putin është një “sekret me 7 vula”, siç thonë në ato anë. Por ditët e fundit, një investigim i gazetarëve të grupit të pavarur rus “Proekt Media” për financat e Vladimir Putinit dhe pronat që ai ndan me partneren e tij të dyshuar, ish-gjimnasten olimpike Alina Kabayeva, ka bërë xhiron e botës.

Investigimi ka marrë vëmendje në gjithë botën, por jo në mediat ruse. Nuk ka asnjë lajm në mediat e mëdha. Asnjë mohim, asnjë koment indinjues nga ndonjë deputet në solidaritet me privatësinë e cenuar të presidentit.

E kanë përmendur vetëm faqet e opozitës, që nga pushteti konsiderohen si të lidhur me “agjentë të huaj” dhe që janë të bllokuara në territorin e vendit. Lajme të tilla mund të shihen vetëm në rrjetet private VPN, të cilat Roskomnadzor, agjencia federale e telekomunikacionit i vëzhgon me kujdes duke i nxjerrë gjithnjë e më shumë jashtë veprimit.

Lexo më shumë  Bilanci i jetëve njerëzore dhe shkatërrimi pas katër vite luftë në Ukrainë

Sipas “Proekt”, vila e quajtur “Valdai”, e vendosur 200 kilometra larg Moskës dhe së fundmi e pajisur me një sistem të mbrojtjes ajrore Pantsir-S1 nuk është vetëm vendbanimi i preferuar i presidentit. Ai është edhe vendi ku Putin jeton së bashku me Kabaevën e cila ka marrë nofkën “mbretëresha pa kurorë”. Aty ndoshta jetojnë edhe 2 fëmijët e tyre, gjinia dhe emrat e të cilëve nuk janë zbuluar kurrë. Nëse kjo është e vërtetë, do të ishte konfirmim i ekzistencës së një marrëdhënieje që të gjithë e dinë, por që askush nuk mund ta konfirmojë zyrtarisht.

Shtëpia është rregulluar për çdo nevojë të gruas. Asistentët dhe familja e saj banojnë gjithashtu në një shtëpi në park. Brenda rrethimit u ndërtua, një rezidencë më vete. Aty qëndronte ish-kampionia olimpike dhe fëmijët e saj. Investigimi merret edhe me financat e Kabaevës dhe sjell detaje të papublikuara më parë. Ajo zotëron një apartament prej 2600 metrash katrorë me pishinë, kinema dhe platformë uljeje për helikopterët, i përshkruar si “apartamenti më i madh në vend”. Apartamente të tjera në Detin e Zi janë të regjistruara në emrin e gjyshes së saj.

Vlera e portofolit të saj të pasurive të paluajtshme llogaritet në rreth 120 milionë dollarë. Sipas Proekt, partnerja e supozuar e Putinit ka akses edhe në fondet e kompanisë offshore me bazë në Qipro, “Ermira Consultants”, të cilën hetimet e kanë identifikuar si një nga “kasafortat” private të presidentit dhe rrethit të tij të ngushtë.

Lexo më shumë  Anëtarësim në Bashkimin Evropian pa veto? Ideja që po diskutohet në heshtje në Bruksel

“Ermira” kontrollon gjithashtu kompaninë “Real Invest”, pronare e markës së vodkës “Putinka”, të ardhurat e së cilës nga viti 2004 deri në 2019-ën, sipas një investigimi nga Proekt, i kanë sjellë presidentit rus një fitim prej 500 milionë dollarësh. Kompania qipriote ka financuar gjithashtu blerjen e një mega-rezidence në Soçi, e cila u nxor në shitje në vitin 2009 për për 15 milionë dollarë, por që u ble dy vjet më vonë për vetëm 3.2 dollarë, një e pesta e vlerës së raportuar.

Oleg Rudnov, një mik personal i presidentit rus, i zhdukur në vitin 2015, dyshohet se menaxhoi të gjithë operacionin. Jehona e ngritur nga hetimi i Proekt është normale. Sepse gjithçka rreth Putinit është lajm. Përveçse në vendin e tij.

Dara e censurës shtrëngohet kur bëhet fjalë për familjen e carit. Nuk është teprim zelli, por zbatim i thjeshtë i një linje që ai vetë e ka diktuar. Putin ka thënë gjithmonë se “pranon çdo kritikë për punën e tij politike, për zgjedhjet e tij”, por gjithmonë i ka “këshilluar” mediat të rrinë larg nga thashethemet për të.

“Nuk më pëlqejnë mendjelehtët që përziejnë fantazitë e tyre erotike me jetën e njerëzve të tjerë”, – ka thënë ai në një intervistë. Në vitin 2008, tabloidi korespondent “Moskovsky” guxoi të publikonte disa thashetheme për qëllimet e presidentit për t’u martuar me Kabaeva. Gazeta u mbyll një javë më vonë. Imagjinoni sot. ©LAPSI.al

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *