Lajme

Intervista/ Kurti: Për SHBA-në Kosova është shtet me integritet të qartë territorial, çfarë u diskutua me sekretarin Blinken

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke qëndruar për një vizitë në Uashington, prej ku ka folur për takimin me Sekretarin Blinken dhe mesazhet që ka përcjellë Uashingtoni për udhëheqësit e Kosovës.

“Takimi me sekretarin Blinken ishte i shkëlqyeshëm. Është kremtim i marrëdhënieve tona”, është shprehur Kurti në një intervistë për Zërin e Amerikës.

Ai ka thënë se SHBA njeh integritetin territorial të Kosovës, dhe Kosova është e gatshme për normalizim të raporteve me Serbinë.

“Asnjëherë nuk e kemi mohuar rëndësinë e bisedimeve, por kemi thënë se ato duhet të jenë bisedime parimore ku Kosova duhet të jetë palë dhe jo temë siç ka qenë në të kaluarën. Për SHBA-në Kosovë është shtet me integritet të qartë territorial. Por, në të njëjtën kohë, e pranojmë se marrëdhëniet me Serbinë nuk janë normale dhe ne duam marrëdhënie të mira fqinjësore, rrjedhimisht normalizim të marrëdhënieve”.

Sipas të parit të Qeverisë, Blinken ka mirëkuptim të plotë me palën kosovare që njohja duhet të jetë në qendër të bisedimeve.

Lexo më shumë  Zëdhënësi i Qeverisë thotë se qindra zyrtarë publikë janë arrestuar për keqpërdorime të ndryshme

“Dhe normalizimi i marrëdhënieve bëhet me dialog, që bëhet me një marrëveshje ligjërisht të obligueshme të përqendruar tek njohja reciproke. Këtu kemi mirëkuptim të plotë me Sekretarin Blinken i cili është aleat, partner dhe mik i madh i Kosovës”.

Kurti thotë se Serbia është ajo që po e pengon dialogun duke zvarritur takimet e niveleve të larta.

“Jam gjithmonë i gatshëm që të udhëtojë për Bruksel, për takimin e radhës të përgatitur mirë për çështje bilaterale dhe një takim i tillë ka pasur plan që të mbahet më 19 korrik, por nuk u mbajt për shkak se Beogradi zyrtar e refuzoi atë dhe kërkoi një shtyrje mbi një mujore”.

“Pra, dikur thoshin se duhet të presim pasi nuk i kanë mbajtur zgjedhjet. E tash po bëhen gati katër muaj që i kanë mbajtur zgjedhjet, sërish shkaktojnë vonesa të paarsyeshme që përkundër kërkesave të SHBA e BE ata nuk dëshirojnë që të distancohen nga presidenti despotik Putin dhe Kremlini zyrtar dhe lufta që ai e shkaktoi kundër Ukrainës. Nuk duan që t’i vënë sanksione Moskës andaj nuk e konstituojnë Kuvendin nuk e formojnë Qeverinë dhe kërkojnë që takimet e planifikuara me mua në Bruksel të spostohen në kohë”.

Lexo më shumë  Thika para ligjit/ Si e shuajti Rilindja e Ramës skandalin e burrit të ministres Delina Ibrahimajt!

Kurti ka thënë se Kosova do të mbetet konstruktive sa i përket procesit të dialogut.

“Kosova ka qenë përherë me çdo zyrtar të saj, gjatë procesit të Brukselit, konstruktive, kreative dhe e përkushtuar. Sekretari Blinken kërkoi që edhe më tej ne të jemi të tillë. Ne do të vazhdojmë të jemi të tillë, por është Beogradi që po punon kundër marrëveshjeve dhe kundër marrëdhënieve të mira fqinjësore ndërkohë që ne jemi konstruktiv dhe këtë tashmë Brukseli e ka regjistruar. Në vend se takimi të mbahet me 19 korrik, tash shpresohet që mbase do të mbahet në fund të gushtit”, ka thënë ndër të tjera Kurti.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *