BotaKryesore

Intervista/ Gazetarja ruse që rrezikoi gjithçka: Një brez i tërë është rritur me propagandën e Putinit

Nga Sven Lilienström

Kjo intervistë është pronë e FaceOfDemocracy. Përkthimi në shqip nga Ora News, Isa Myzyraj dhe publikimi është miratuar nga FaceOfDemocracy!

Për gjashtë sekonda, Marina Ovsyannikova mbajti një poster në “Vremya”, programi kryesor i lajmeve në televizionin shtetëror rus, dhe u bë një ikonë për lirinë e fjalës dhe shtypit brenda natës. Ato gjashtë sekonda në televizion drejtpërdrejt do të ndryshonin jetën e saj përgjithmonë. Sven Lilienström, themeluesi i nismës Fytyrat e Demokracisë, foli me redaktoren 43-vjeçare për atë që e motivoi atë për të ndërmarrë një veprim kaq të guximshëm me pasoja konkrete, minutat që pasuan dhe si reagoi familja e saj.

Zonja Ovsyannikova, në pak minuta ju u bëtë një ikonë globale për lirinë e shtypit dhe lirinë e shprehjes, një kampione e demokracisë. Çfarë do të thotë demokracia dhe vlerat demokratike për ju personalisht?

Për mua demokraci do të thotë të jesh në gjendje të jetosh si njeri i lirë. Megjithatë, vendi im, Rusia, kohët e fundit është kthyer në një shtet totalitar që po mbyllet gjithnjë e më shumë nga bota e jashtme. Është prekur edhe komunikimi. Pothuajse të gjitha mediat e pavarura janë të bllokuara ose klasifikohen si “agjentë të huaj” dhe shumica e platformave të mediave sociale nuk janë më të aksesueshme. Propaganda e informacionit e drejtuar nga shteti është tani pothuajse i vetmi burim lajmesh për popullin rus, duke çuar në një vakum informacioni – të cilin ne duhet ta kapërcejmë.

Gjithmonë më ka pëlqyer të udhëtoj dhe të flas me shumë njerëz të ndryshëm. Prandaj, vlerat demokratike për mua nuk janë fraza boshe. Përkundrazi, këto vlera nënkuptojnë se njerëzit në Rusi mund të shkëmbejnë pikëpamjet e tyre me të gjithë botën dhe të shprehin këndvështrimin e tyre në vend që të jetojnë si skllevër të bindur në një vend totalitar!

Le të flasim për shenjën që mbajtët më 14 mars gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë në televizionin shtetëror rus. Si ndodhi saktësisht? Çfarë ndodhi menjëherë më pas? Si reaguan kolegët tuaj?

Dëshira ime për të protestuar ishte rritur prej shumë vitesh. Nuk isha dakord me politikën e kanalit “Perëy kanal”, si dhe me disa zhvillime të tjera që ndodhën dhe ndodhin në vendin tonë. Dëshira për të folur po ziente brenda meje, por për arsye personale nuk munda ta bëja menjëherë. Megjithatë, kjo ndryshoi papritur me fillimin e luftës. E kisha të qartë se nuk mund të punoja më për “Perëy kanal”. Në emocionin e çastit mendova të shkoja në “Sheshin Maneshnaya” për të protestuar, por në momentin e fundit më ndaloi djali.

Kisha idenë për të mbajtur një poster fundjavën e ardhshme. Shkova në dyqanin aty pranë, bleva një laps dhe pak letër. Në shtëpi, unë vizatova posterin. Dhe deri të hënën, mendoja: ose tani ose kurrë. Plani im fillestar ishte të vendosesha më shumë në sfondin e studios televizive. Sidoqoftë, në momentin e fundit ndjeva një “impuls emocional” të fortë. Vendosa të vrapoj në studio, të kaloj një pengesë sigurie dhe të qëndroj direkt pas prezantuesit.

Gjithçka ndodhi menjëherë. Roja i sigurisë – një vajzë e bukur – nuk kishte kohë të merrte qëndrimin e saj, e lëre më të kuptonte se çfarë kishte ndodhur. Asgjë e tillë nuk ka ndodhur në historinë 50-vjeçare të “Vremya”.

Pas disa sekondash dola nga studioja në duke e qetë nga jashtë dhe eca në korridorin qendror. E gjithë ekipi drejtues i “Perëy kanal” tashmë po vinte drejt meje. Më duhej të bëja një deklaratë me shkrim në zyrën e zëvendësdrejtorit. Më pas policia, e cila ishte thirrur, më shoqëroi në zyrë. Atmosfera ishte joreale. Të gjithë punonjësit e pranishëm qëndruan aty duke më parë mua, krejtësisht të trullosur. Ata nuk e kuptuan se çfarë kishte ndodhur. Ata nuk e kuptonin se si mund të ndodhte një gjë e tillë.

Lexo më shumë  Pentagoni thotë se do të ‘shpejtojë’ dërgimin e raketave Patriot në Ukrainë

Në emisionin gjerman “Markus Lanz”, ju thatë se dëshironi të zgjoni rusët që ishin kthyer në “zombi” nga propaganda ruse. Mendoni se keni arritur ta bëni këtë?

Duke gjykuar nga fakti se shumica e njerëzve rreth meje mendojnë njësoj si unë, është e vështirë të gjykosh se sa e suksesshme ishte fushata në fund. Miqtë, fqinjët dhe të njohurit më mbështesin me aq sa munden. Shumë njerëz më kanë shkruar apo komentuar deklaratën time në rrjetet sociale. Por kur i pyes njerëzit pse nuk dalin në rrugë, pse nuk marrin masa vetë, përgjigjja është zakonisht: “Kemi frikë. Më mirë të mos përfshihesh në politikë!”

Që nga 4 marsi, Rusia ka dhënë dënime me burg deri në 15 vjet për raportime jopopullore. Çfarë do të thotë kjo për gazetarinë? A mjafton të zgjohen njerëzit nëse nuk guxojnë të demonstrojnë?

Jo, sigurisht, kjo nuk mjafton! Njerëzit formojnë opinionet e tyre, por propaganda shtetërore në Rusi është shumë e avancuar. Vetëm sot lexova në një sondazh të fundit se 81 përqind e njerëzve në Rusi mbështesin “veprimet” e Putinit. Nuk e di nëse ky rezultat i sondazhit është i vërtetë dhe nëse mund t’u besohet këtyre të dhënave. Perceptimi im është se më shumë se gjysma e rusëve nuk e mbështesin këtë luftë.

Të shtunën, protesta u mbajtën sërish në Moskë dhe në shumë qytete të tjera të Rusisë. Disa dhjetëra persona u arrestuan, por masat po heshtin. Njerëzit kanë vërtet frikë.

Megjithatë, ka disa – edhe pse pak – njerëz në Rusi që janë të gatshëm të vënë gjithçka në front: jetën e tyre, si dhe jetën e familjeve të tyre, të gjitha në emër të protestës aktive!

Ju thatë se jeni të habitur që nuk jeni dënuar ende për posterin që keni mbajtur. A mendoni se Vladimir Putin po e përdor publicitetin tuaj mediatik për ta portretizuar veten si një kampion i shtetit ligjor?

Pas momentit tim të protestës, drejtuesit e “Perëy kanal” heshtën për një javë. Nuk dinin si të reagonin. Ata më kontrolluan në bazë të të gjitha burimeve të disponueshme. Dhe jo vetëm unë, por edhe të afërmit e mi. Vetëm një javë më vonë eprori im i drejtpërdrejtë Kirill Kleimyonov doli publikisht me një raport që pretendonte se isha një spiun britanik, gjë që është krejtësisht absurde! Që atëherë kam pasur ndjesinë se më vëzhgojnë në çdo hap.

Shumë njerëz më bëjnë një pyetje: “Pse nuk je në burg?” Mendoj se deri diku propaganda ruse është e mirë me mua që komunikoj me mediat perëndimore. Mund të jetë që fama ime – të paktën për momentin – u shërben interesave të Kremlinit. Nuk mund të them se çfarë mendojnë forcat drejtuese të FSB-së të vendit tonë. Por ka thirrje aktive për të më futur pas hekurave. Një procedurë e re administrative filloi, por dy ditë më vonë ajo u tërhoq. Tani avokatët e mi presin të shohin se çfarë akuzash do të ngrihen. Ne presim të shohim se çfarë do të ndodhë më pas.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti kërkon mbështetjen e Gjermanisë për anëtarësimin e Kosovës në KiE

Marrëdhëniet midis Rusisë dhe Perëndimit kanë arritur në një pikë të ulët që nga konflikti Rusi-Ukrainë më së voni: a mendoni se një “normalizim” i marrëdhënieve nën Vladimir Putin është realist?

Absolutisht jo. Nën Vladimir Putin, marrëdhëniet normale janë të pamundura. Rusia ka qenë e angazhuar në propagandë agresive kundër Perëndimit dhe të gjitha vlerave perëndimore për dhjetë vitet e fundit. Gjatë gjithë asaj kohe, njerëzit në këtë vend janë shtyrë të besojnë se Perëndimi po përpiqet të shkatërrojë Rusinë, se Amerika dhe Britania janë armiqtë tanë, dhe po ashtu edhe mediat perëndimore. Kjo propagandë përsëritet në shfaqjet “të çmendura” në TV: ka shfaqje ku ukrainasit etiketohen vazhdimisht si nacionalistë dhe fashistë.

Nëse ata përsërisin vazhdimisht se “e zeza” është në të vërtetë “e bardhë”, njerëzit përfundimisht do ta besojnë atë. Kemi qenë shumë agresivë në televizion gjatë gjithë këtyre viteve; Në fakt, në të gjitha mediat kishte propagandë shtetërore informative, e drejtuar posaçërisht kundër Perëndimit. Një brez i tërë është rritur me propagandën e Putinit. Është thjesht e tmerrshme. Unë mendoj se asgjë nuk do të ndryshojë nën Vladimir Putin. Do të jetë e mundur vetëm nëse zgjidhet një brez i ri liderësh, një brez që nuk mendon sipas modeleve të Luftës së Ftohtë. Vetëm atëherë do të jemi në gjendje të “rregullojmë” marrëdhëniet tona të dëmtuara me Perëndimin.

Zonja Ovsyannikova, pyetja jonë e shtatë është gjithmonë personale: si reaguan familja dhe miqtë tuaj të ngushtë ndaj protestës suaj në televizionin rus? A kishte njerëz që e këshilluan kundër?

Situata është shumë e vështirë. Djali, nëna ime dhe unë kemi pikëpamje politike krejtësisht të kundërta. Nëna ime i përket brezit të vjetër. Ajo dëgjon propagandën shtetërore nga mëngjesi në mbrëmje, dëgjon Vladimir Soloviev. Prandaj, është e pamundur të flasësh me të ose ta bindësh për ndonjë gjë tjetër. Shpesh jam përpjekur të krijoj një lloj dialogu me të: “Mami, jam duke punuar. E di si ta bëj, më dëgjo…” Por ajo nuk kupton asgjë, përgjigjet duke përdorur fraza të recituara nga TV apo radio. Të tilla si se Perëndimi është armiku ynë, që të gjithë duan të shkatërrojnë vendin tonë.

Kjo është arsyeja pse unë nuk mund të flas me nënën time për më shumë se pesë minuta. Kemi grupe vlerash krejtësisht kontradiktore. Kur fillojmë të flasim për çështje politike, përfundojmë gjithmonë duke u grindur. Pra, as që përpiqem të flas me të për këtë.

Edhe djali nuk më mbështet. Ai thotë se e shkatërrova jetën e familjes – edhe sepse u divorcova. Përveç kësaj, babai i tij – domethënë ish-burri im – punon për një tjetër kanal propagandistik qeveritar, “RT”. Pra, ne jemi në dy anët e kundërta të luftës së informacionit. Ai mbështet plotësisht propagandën e Kremlinit. Unë nga ana tjetër kam pikëpamje më liberale. Prandaj, ish-burri im u mëson fëmijëve tanë vlerat e tij, ndërsa unë përpiqem t’u jap atyre një këndvështrim tjetër.

Fatmirësisht vajza ime është ende e vogël. Ajo nuk i kupton lidhjet politike. Por ajo ndjen se çfarë po ndodh tani në dhe me familjen tonë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *