Lajme

INTERPOL-i lëshoi urdhërarrest për Radoiçiqin. Ministri Rashiq: U lëshua pas kërkesës që bëri MPB-ja e Kosovës

Organizata ndërkombëtare e policisë, INTERPOL, lëshoi urdhër-arrest për ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Millan Radoiçiq, në lidhje sulmin e armatosur në Banjskë – pjesa veriore e Kosovës.

Lajmin e konfirmoi për Radion Evropa e Lirë Nenad Rashiq, ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës.

Ai tha se urdhri është lëshuar me ndërmjetësimin e misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, në bazë të kërkesës së Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës.

Lexo më shumë  Kurti pritet nga Macron në Pallatin Elize, konfirmohet partneriteti Kosovë–Francë

Meqë Kosova nuk është anëtare e Interpol-it, urdhërarrestet ndërkombëtare lëshohen në këtë mënyrë.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Hoti: Ekspozita në Prishtinë shtrembëron të vërtetën për krimet e luftës, të veprojë Prokuroria