Inter ofertë për Ylber Ramadanin
Inter përgatit ofertën për Ylber Ramadanin. Pasi e ka vëzhguar dy herë futbollistin shqiptar në aksion, mes Serie A dhe ndeshjeve të Kombëtares, drejtori sportiv Piero Ausilio ka takuar edhe menaxherin e tij.
Një tregues që 27-vjeçari nuk është thjesht një alternativë në planet e zikaltërve, por negociatat konkrete kanë nisur. Ramadani u transferua në verë te Lecce, për 1,2 milionë euro, ndërsa vlera e tij në merkato është rritur në mënyrë të dukshme.
Te Interi e kanë të qartë se mund ta blejnë Ramadanin për diçka më pak se 10 milionë euro. Ky do të ishte një investim i mirë për zikaltërit, që janë në kërkim të një mesfushori cilësor, pas largimit të Barrelas që duket i pashmangshëm.
Ylli italian ka oferta nga klubet më të mëdha në botë dhe Interi po mendon seriozisht ta shesë. Ramadani në anën tjetër cilësohet një goditje e rëndësishme me kosto të ulët.
27-vjeçari ka shkëlqyer te Lecce në këtë fillim të sezonit, duke u shndërruar në një prej lojtarëve kryesorë të ekipit që ka befasuar në futbollin italian. Kuqeziu ofron cilësi dhe sasi në mesfushë dhe në Kombëtare ka treguar se përshtatet shumë mirë në lojë me yllin tjetër të së ardhmes së Interit, Kristjan Asllani.
Rruga Press