KryesoreLajme

Inteligjenca holandeze: Rusia po përdor armë kimike në Ukrainë

Agjencitë holandeze të inteligjencës kanë mbledhur prova për përdorimin e gjerë të armëve kimike të ndaluara nga Rusia në Ukrainë, duke përfshirë hedhjen e agjentëve mbytës nga dronë në llogore, ka njoftuar ministri holandez i mbrojtjes dhe kreu i agjencisë së inteligjencës ushtarake.

Ministri Ruben Brekelmans bëri thirrje për sanksione më të ashpra kundër Moskës.

“Përfundimi kryesor është se ne mund të konfirmojmë se Rusia po intensifikon përdorimin e armëve kimike”, tha Brekelmans.

“Ky intensifikim është shqetësues sepse është pjesë e një trendi që kemi vënë re për disa vite, se përdorimi i armëve kimike nga Rusia në këtë luftë po bëhet normal, i standardizuar dhe i përhapur gjerësisht.”

Lexo më shumë  Belgjikë, Shqipëri e kthim: Skema e pastrimit të parave nga i dënuari për tregti droge

Bëhet e ditur se inteligjenca holandeze ka zbuluar përdorimin e dyshuar të kloropikrinës, një agjent i ndaluar i përdorur për herë të parë nga Gjermania gjatë Luftës së Parë Botërore, shkruan Reuters.

Kreu i Agjencisë Holandeze të Inteligjencës Ushtarake (MIVD), Peter Reesink, tha se zbulimi u bazua në hetimin e tyre të pavarur.

SHBA akuzoi gjithashtu Rusinë për përdorimin e kloropikrinës në maj të vitit të kaluar dhe Ukraina pretendon se Rusia e ka përdorur armën kimike të ndaluar disa mijëra herë.

Lexo më shumë  Filmi ku luan shqiptarja Luana Bajrami merr Oscar

Ndryshe, Brekelmans pretendon se të paktën tre vdekje të ukrainasve janë të lidhura me përdorimin e armëve kimike, dhe se më shumë se 2,500 të lënduar në fushën e betejës kanë raportuar simptoma të ngjashme me helmimin nga armë të tilla.

YouTube player