Bota

Inteligjenca gjermane: Putini nuk është pro negociatave dhe përfundimit të luftës, do fitore ushtarake

Më shumë se një vit pasi filloi pushtimi rus i Ukrainës, Kremlini nuk tregon asnjë shenjë se është i hapur për t’i dhënë fund konfliktit dhe presidenti rus Vladimir Putin dëshiron t’i japë fund në fushën e betejës, ka thënë inteligjenca gjermane.

“Nuk ka asnjë tregues se Putini është i gatshëm të arrijë një marrëveshje paqeje”, ka thënë kreu i shërbimit të inteligjencës së jashtme gjermane BND, Bruno Kahl, për grupin gjerman të medias Redaktionsnetzwerk Deutschland (RND).

“Putini tani është i interesuar të përfundojë konfliktin në fushën e betejës dhe të fitojë sa më shumë avantazh që të jetë e mundur, në mënyrë që të mund të diktojë një marrëveshje paqeje sipas kushteve të tij në një moment në të ardhmen”, ka thënë shefi i inteligjencës gjermane.

Lexo më shumë  Më 23 maj, OKB-ja voton për rezolutën për Srebrenicën! Gjenocidi serb ndaj më shumë 8 mijë burrave boshnjakë

Kahl shtoi se Rusia është në gjendje të dërgojë shumë më shumë ushtarë në front dhe se nga 300 mijë ushtarë që u mobilizuan vitin e kaluar, disa janë në stërvitje, ndërsa të tjerët janë dërguar në vijat e frontit.

“Rusia ka një potencial mobilizimi deri në një milion njerëz. Pavarësisht avantazhit numerik të Rusisë, Ukraina mund të mbrohet në mënyrë shumë efektive kundër forcave të Moskës. Por kjo është një luftë e ashpër në planin afatgjatë dhe do të jetë e suksesshme nga pala ukrainase vetëm nëse mbështetja e Perëndimit ruhet me të vërtetë”, ka thënë Kahl dhe shtoi se një luftë brutale e tipit llogore po zhvillohet aktualisht në Ukrainë.

Lexo më shumë  Franca do të dërgojë ndihmë ushtarake shtesë në Ukrainë së shpejti

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *