Bota

Inteligjenca britanike: Mungesa e armatimit po e çon Rusinë që të “zhvarros” tanket 50 vjeçare

Rusia ka aq mungesë të pajisjeve moderne, të gatshme luftarake, saqë ka nxjerrë tanke 50-vjeçare nga magazinimi, sipas Ministrisë britanike të mbrojtjes.

Kremlini ka zhvarrosur tanke luftarake T-62 për të mbështetur forcat e tij në jug, shkruan kjo ministri.

I prezantuar për herë të parë në vitin 1961, ky lloj tanku dikur ishte shtylla kryesore e ushtrisë së Bashkimit Sovjetik.

Ministria britanike e mbrojtjes shtoi:

Lexo më shumë  Ukrainasit godasin me dronë rafineritë ruse të naftës në Smolensk

“T-62 pothuajse me siguri do të jenë veçanërisht të prekshëm ndaj armëve antitank dhe prania e tyre në fushën e betejës nxjerr në pah mungesën e Rusisë në pajisje moderne dhe të gatshme për luftë”.

Gjithashtu në përditësimin e fundit të inteligjencës në Mbretërinë e Bashkuar, zyrtarët thonë se forcat tokësore ruse po vazhdojnë përpjekjet e tyre për të rrethuar Severodonetsk dhe Lyschansk në Ukrainën lindore.

Lexo më shumë  Shtëpia e Bardhë kërkon përgjigje nga Izraeli për varrezat masive në Gaza

“Rusia po i bën presion xhepit Severodonetsk, megjithëse Ukraina ruan kontrollin e shumë sektorëve të mbrojtur, duke i mohuar Rusisë kontrollin e plotë të Donbasit”, shtoi Ministria britanike e mbrotjes.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *