KryesoreLajme

Instituti “Octopus”: Terroristët e sulmit në Banjskë të përballen me drejtësinë e Kosovës

Instituti për Studime të Luftës Hibride “Octopus”, ka përmendur sërish sulmin e 24 shtatorit 2023 në Banjskë, ku mbeti i vrarë rreshteri policor Afrim Bunjaku.

“Octopus” ka ritheksuar se është e rëndësishme që terroristët e përfshirë në këtë sulm të sillen para drejtësisë në Kosovë.

“Instituti Octopus rithekson rëndësinë thelbësore që terroristët e përfshirë në agresionin e Serbisë më 24 shtator 2023 të sillen para drejtësisë së Kosovës”, thuhet në njoftimin e tyre.

Instituti gjithashtu ka bërë thirrje që Serbia të sanksionohet për përfshirjen e saj në këtë sulm.

Lexo më shumë  Asgjë e re në Serbi

“Serbia të sanksionohet për shkeljen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës”, thuhet më tej në njoftim.

Në shtator, një grup serbësh të armatosur sulmuan Policinë e Kosovës në Banjskë, duke vrarë një zyrtar policor. Gjatë përleshjeve, u vranë edhe tre sulmues. Kosova e fajësoi Serbinë për sulmin, por Beogradi mohoi çdo përfshirje.

Përgjegjësinë për sulmin terrorist e mori Millan Radoiçiq, ish-nënkryetari i Listës Serbe – partisë kryesore të serbëve në Kosovë, që gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar.

Lexo më shumë  Lufta ndaj parave të falsifikuara, BQK: 2.5 milionë monedha nga 2 euro janë tërhequr nga qarkullimi
YouTube player