KryesoreLajme

INSTAT: Ekonomia në Shqipëri rriti varësinë nga importet me 2025, prodhimi vendas humbet terren

Ekonomia shqiptare po thellon tendencën e orientimit drejt importeve, duke lënë pas sektorin prodhues dhe eksportues.

Të dhënat për vitin 2025 tregojnë rritje te pabarazisë, teksa numri i bizneseve që mbështeten tek importet po shtohet me ritme shumë më të shpejta se ato që eksportojnë, duke bërë që deficiti tregtar të përkeqësohet.

Sipas të dhënave të sotshme të INSTAT numri i ndërmarrjeve importuese ka arritur në 15.225, duke shënuar një rritje me 3,3 % krahasuar me vitin 2024. Në të kundërt, ndërmarrjet eksportuese arritën një numër 3,809 në vitin 2025, ose 0,7 % më shumë krahasuar me vitin 2024.

Ka dominim të ndërmarrjeve tregtare, të cilat kryejnë mbi 63% të vlerës së importeve, ka bërë që pesha e importeve në ekonomi të jetë mbizotëruese. Aktualisht, importet zënë 71,9% të shkëmbimeve tregtare, ndërsa eksportet mbeten në një nivel modest prej 28,1%.

Lexo më shumë  Protestat kundër Ramës/ “Nëse nuk reflekton, rrezikon…”, ish-ministrja e PS: Partisë i duhet demokracia e brendshme!

Tendenca tregon se Shqipëria po humbet terren në aftësinë për të eksportuar. Në vitin 2025, eksportet e mallrave ranë në 346 miliardë lekë, një ulje prej 6,1% krahasuar me vitin e mëparshëm.

Kjo dinamikë ka çuar në një zgjerim të ndjeshëm të deficitit tregtar. Krahasuar me vitin 2021, hendeku mes asaj që vendi shet dhe asaj që blen jashtë është përkeqësuar me 24,8%. Edhe pse tregu i Bashkimit Evropian mbetet partneri kryesor, si në eksporte ashtu edhe në importe, shifrat tregojnë një tkurrje të eksporteve drejt këtij rajoni, duke përfshirë edhe partnerin kryesor tregtar, Italinë.

Analiza e tregut tregon se ekonomia është e përqendruar në një numër të kufizuar lojtarësh të mëdhenj, pasi mbi gjysma e eksporteve (53,4%) realizohet nga vetëm 50 ndërmarrjet më të mëdha. Mbi gjysma e importeve (51,7%) realizohet nga 100 ndërmarrjet më të mëdha.

Lexo më shumë  CNN hapësirë për protestuesit, gazetarja Soares publikon mesazhet që i dërgojnë shqiptarët nga sheshi

Gjithashtu, vihet re një varësi nga diversifikimi i furnitorëve, ku bizneset dominuese janë ato që importojnë nga 10 ose më shumë vende të ndryshme, dukë zënë 86,4% e vlerës së importeve.

Ndërkohë që sektori i “mallrave të përpunuara” vazhdon të mbajë peshën kryesore të eksporteve, ai ka pësuar rënie të ndjeshme, ndërsa eksportet e bujqësisë dhe makinerive tregojnë rritje, megjithatë të pamjaftueshme për të balancuar bilancin tregtar të vendit.

Rruga Press

YouTube player