KryesoreLajme

Inspektorati i trashëgimisë kulturore ndalon punimet në sheshin “Xhorxh Bush”

Inspektorati i trashëgimisë kulturore ka ndaluar punimet e nisura të hënën në sheshin “Xhorxh Bush” në kryeqytet.

Meadit kanë raportuar të mërkurën se projekti 18.4 milionë eurosh i Komunës së Prishtinës për sheshin “Xhorxh Bush” është në kundërshtim me Ligjin për Trashëgimi Kulturore.

E gjatë ditës, pllakatës së projektit i është vendosur njoftimi për ndalim të punimeve. 

Kjo nënkupton ndalimin e punimeve deri sa Komuna të çojë projektin në Institutin e Kosovës për Mbrojtje të Monumenteve dhe të marrë miratim për projekt. Atëherë mund të nisë puna nën mbikëqyrjen e institucioneve të trashëgimisë kulturore.

Të hënën, kryetari i Komunës, Përparim Rama, promovoi nisjen e punimeve pa e marrë pëlqimin nga Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve. Punimet në këtë bulevard zhvillohen midis monumenteve si hoteli “Grand”, Rektorati i Universitetit të Prishtinës, Radio-Kosova dhe Biblioteka Kombëtare e Kosovës.

Lexo më shumë  Maqedonci jep detaje për marrëveshjen me ShBA-të: Do të ndihmojë për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Ligji për Trashëgiminë Kulturore, i miratuar qysh më 2006, përcakton se për çdo intervenim në pronat e trashëgimisë kulturore ose ato afër tyre kërkohet pëlqim ose leje nga institucioni kompetent. Në këtë rast institucion kompetent është Instituti i Kosovës për Trashëgimi Kulturore.

“Komuna nuk e ka sjellë  këtë projekt për miratim te ne, pavarësisht se projekti kufizohet me katër monumente. Sipas Ligjit për Trashëgimi Kulturore, duhet miratuar projekti paraprakisht”, kanë thënë në Institutin e Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve. Projekti për të cilin është kontraktuar kompania nga Shqipëria “Salillari” dhe disa kontraktues të tjerë nga Kosova ka peshë financiare prej 18 milionë e 400 mijë eurosh.

Lexo më shumë  Çka u diskutua në raundin e parë mes amerikanëve dhe ukrainasve?

Qendra Rajonale e Trashëgimisë Kulturore në Prishtinë të martën i është drejtuar me shkresë Komunës së Prishtinës duke ia bërë të ditur se duhet pajisur me pëlqim për këtë projekt pasi atakon katër monumente. Po ashtu QRTK-ja i është drejtuar me shkresë edhe Inspektoratit të Trashëgimisë Kulturore duke i kërkuar që të merren masa.

Në ditën e nisjes së punimeve kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, kishte thënë se s’ka telashe për nisjen e punimeve, kur i ishin përmendur edhe kontestet pronësore.

E para vendosjes së njoftimit për ndalim punimesh, të mërkurën u vendosën edhe barriera afër Bibliotekës Kombëtare. /koha/

YouTube player