Lajme

Iniciativa për futjen e lëndës së Sigurisë në shkolla, Mehaj takohet me Nagavcin dhe Çekun

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka pritur në një takim ministren e Arsmit, Arbërie Nagavci dhe ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku.

Mehaj ka bërë të ditur se në takim kanë diskutuar rreth iniciativës për futjen e lëndës së Sigurisë në planprogramin shkollor.

“Njohuritë themelore për sigurinë për nxënësit dhe studentët tanë – të dobishme në të gjitha dimensionet shoqërore. Sot prita në takim, ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci dhe Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, për të diskutuar rreth iniciativës sonë për futjen e lëndës së Sigurisë në planprogramin shkollor të mesëm dhe të lartë të vendit”, ka thënë Mehaj.

Lexo më shumë  Diaspora ka rol të pazëvendësueshëm në ripërtëritjen demokratike të Shqipërisë

Ai ka shtuar tutje se “ofrimi i njohurive themelore për sigurinë për nxënësit dhe studentët tanë u vlerësua i domosdoshëm në realitetin e sotëm, si dhe shumë i dobishëm në kompleksitetin e kërcënimeve dhe rreziqeve në mjedisin e sigurisë së përgjithshme”.

“Kosova ka pasurinë e saj unike në Botë – Rininë e shëndoshë e cila ka nevojë dhe do të mësoj si të reagoj për vete, familjen, fqinjin, shokun, komunitetin, rrethin, vendbanimin, shoqërinë dhe Atdheun e vet në rast aksidenti, fatkeqësie dhe pasigurie. Na priftë e mbara”, ka shkruar Mehaj në postimin e bërë në Facebook. 

Lexo më shumë  Goditja e organizatës kriminale të kokainës, reagon kreu i SPAK, Braho: Pasuritë me origjinë kriminale dëmtojmë ekonominë dhe nuk sjellin asnjë të mirë publike!

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *