Bota

“Iniciativa e Kievit” , Ukraina njofton nismën e re kundër Putinit

Ukraina ka njoftuar një iniciativë të re për të përforcuar lidhjet e saj me vendet e Evropës Lindore dhe ato Baltike.

Lajmin është njoftuar nga presidenti Volodymyr Zelensky në fjalimin e tij të mbrëmjes.

“Sot u themelua një format i ri diplomatik dhe i sigurisë, ‘Iniciativa e Kievit’. Fqinjët evropianë të Ukrainës tashmë po marrin pjesë në punimet e saj. Këto janë Polonia, Hungaria, Rumania, Sllovakia dhe shtetet baltike. Do të përfshijmë gradualisht edhe vende të tjera. Në formatin “Iniciativa e Kievit”, puna zhvillohet në nivel të këshilltarëve të politikës së jashtme të krerëve të shteteve”, tha Zelensky.

Lexo më shumë  NATO dhe Danimarka dakordësohen për të rritur sigurinë në Arktik, Frederiksen udhëton sot në Groenlandë

Presidenti ukrainas e përshkroi nismën si “një linjë shumë premtuese të punës së tyre në drejtimin euroatlantik”.

Ai gjithashtu u bëri thirrje vendeve evropiane që të shtojnë një paketë të tetë sanksionesh kundër Rusisë, duke thënë se “sa më i gjatë të jetë intervali midis paketave të sanksioneve, aq më i madh është guximi i Rusisë”.

Në fjalimin e tij, Zelensky njoftoi gjithashtu se operacionet e kërkimit kanë përfunduar pas një sulmi rus kundër një ndërtese banimi në Kharkiv javën e kaluar.

Lexo më shumë  Starmer: Pretendimi i Trumpit për trupat britanike në Afganistan është ofendues

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *