Lajme

Inflacioni, më i larti në 11 vjet. Qytetarët: Jetesa e papërballueshme

Çmimet e ushqimeve kanë arritur kulmin javët e fundit. Nga një vëzhgim i bërë në tregje konstatohet se pothuajse të gjitha perimet kanë pësuar një rritje me rreth 50 lekë për kg. Frutat kanë pasur një ndryshim më të vogël që varion nga 5 deri në 10 lekë.

Qytetarët shprehen se që prej muajit dhjetor vërejnë  shtrenjtim të çmimeve të produkteve të shportës të cilën e kanë të vështirë ta përballojnë. Pensionistët janë ato që e vuajnë më tepër këtë situatë.

Lexo më shumë  Konjufca pret në takim homologun e tij nga Maqedonia e Veriut

Tregtarët  ankohen se shtrenjtimi i produkteve ka ulur shitjet .

Por pse ka ardhur kjo situatë? Kreu i Shoqatës së Industrialistëve Ushqimorë Alban Zusi thekson se kjo rritje e çmimeve ishte e pritur ndërsa thekson se ka ndikuar konjuktura ndërkombëtare e çmimeve ,rritja e karburantit si dhe ndryshimet fiskale që do të ndiejnë në një shtrenjtim të mëtejshëm të çmimeve.

Rritja e çmimeve  në vend ka njohur rritjen më të fortë gjatë muajit dhjetor të vitit 2021.Sipas të dhënave të INSTAT kjo ka bërë që inflacioni të  kërcej  në nivelin 3.7% nga 3.1% që ishte në muajin nëntor duke  rezultuar niveli më i lartë që prej vitit 2011.

Lexo më shumë  Konjufca priti në takim Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi

Rruga Press

YouTube player