Lajme

Inflacioni në Shqipëri kap 2.5%, niveli më i lartë që nga viti 2017

Rritja e çmimit të ushqimeve ka shtrenjtuar koston e jetesës në vend. Instituti i Statistikave vlerëson se në shtator, inflacioni arriti në 2.5% nga 1.5% që ishte në të njëjtën periudhë të një  viti më parë. Ky është niveli më I lartë I inflacionit që prej janarit të vitit 2017. Rritja e çmimeve është ndikuar kryesisht nga shtrenjtimi në grupin “Ushqime dhe pije jo alkoolike””, pasuar nga grupi “Transport”.

Ndërkohë tendenca e rritjes së çmimeve, ndonëse në masë më të vogël, është konstatuar edhe në grupet e tjerë, si “Komunikimi”, “Argëtim dhe Kulturë”, “Veshje dhe këpucë”, “Hotele, kafene dhe restorante”, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji”, “Shërbimi arsimor”, “Shëndeti” etj.

Lexo më shumë  Spahoviq: Nuk mund të pritet qeveri proevropiane nga Vuçiqi, idetë e Millosheviqit janë ende të gjalla

Edhe pse po shënon rritje të shpejtë, duke reflektuar shtrenjtimin e fortë të produkteve të konsumit të përditshëm në tregun e brendshëm, inflacioni mbetet brenda kufirit të përcaktuar nga Banka e Shqipërisë, për një luhatje të tij në kufijtë e 3%.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *