Bota

Infermierja ukrainase humbi këmbët nga shpërthimi i minës, martohet në spital/ Video emocionuese

Një infermiere ukrainase, e cila humbi këmbët e saj në një shpërthim mine tokësore, ndau videon e kërcimit të parë me burrin e saj pasi u martua në spital.

Dhëndri, Victor mban gruan Oksana në krahët e tij ndërsa kërcejnë në repartin e spitalit në qytetin perëndimor të Lviv.

Infermierja 23-vjeçare nga qyteti lindor i Lysychansk humbi këmbët më 27 mars ndërsa ajo dhe Victor po ktheheshin në shtëpi tha Shoqata Mjekësore e Lviv. Ajo u kthye për të paralajmëruar të shoqin për rrezikun, disa sekonda përpara se një minë të shpërthente poshtë këmbëve të saj. Ai nuk u lëndua, por Oksana humbi këmbët dhe katër gishtat në dorën e majtë.

Lexo më shumë  Vulini: Kush mendon keq për Putinin, mendon keq edhe për Vuçiqin

Oksana bëri katër operacione përpara se të evakuohej në Dnipro, ku plagët e saj u shëruan dhe u përgatitën proteza për gjymtyrët e saj.

Oksana tani po përgatitet të udhëtojë në Gjermani me burrin e saj për trajtim të mëtejshëm, tha organizata për Sky News.

Rruga Press

Lexo më shumë  Pentagoni thotë se do të ‘shpejtojë’ dërgimin e raketave Patriot në Ukrainë
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *