Infermieret e guximshme mbrojnë të sapolindurit gjatë tërmetit të fuqishëm në Tajvan
Shteti i Tajvanit është goditur nga një prej tërmeteve më të fuqishme në dekadat e fundit.
Shumë video dhe fotografi janë publikuar në rrjetet sociale dhe një prej tyre ka të bëjë me disa infermiere në një spital.
Këto infermiere rrezikojnë jetën e tyre për të shpëtuar fjalë për fjalë jetën e foshnjave gjatë tërmetit në Tajvan.
Infermieret e guximshme mbrojnë të sapolindurit gjatë tërmetit me magnitudë 7.4 shkallësh të Rihterit që goditi bregun lindor të Tajvanit më 3 prill.
Kujtojmë se autoritetet tajvaneze ka programe të ndryshme që trajnojnë njerëzit se si të sillen në rast të tërmeteve.
Ndryshe, deri më tani janë raportuar për nëntë persona të vdekur dhe shumë dëme materiale.
WATCH: Brave nurses shield newborns during the 7.4 magnitude earthquake that struck Taiwan’s east coast on April 3. pic.twitter.com/ZmItyKM0Xa
— AccuWeather (@accuweather) April 4, 2024
Rruga Press