Lajme

Industria e rëndë në Elbasan, burimi kryesor i aksidenteve në punë

Të dhënat e Inspektoriatit të Punës sugjerojnë se industria e rëndë vazhdon të jetë burimi kryesor i aksidenteve në punë për punëmarrësit në qarkun e Elbasanit.

Sofokli Dani, një teknik i mesëm në impiantin e riciklimit dhe djegies së mbjetjeve në Elbasan, u aksidentua në në korrik të 2019 në vendin e punës. Ai pësoi djegie të një shkalle të rëndë, ndërsa punonte në sektorin e riciklimit të kompanisë koncesionare ‘Albtek Energy’ në inceneratorin e Elbasanit. Sipas procesverbalit të aksidentitt ë mbajtur nga Inspektoriati i Punës, dëmtimi i punëtorit ka ardhur si rrjedhojë i moszbatimit të rregullave të sigurimit teknik dhe të pajisjeve mbrojtëse individuale. Si pasojë punëtori pësoi djegje në pjesën e sipërme të gjoksit dhe qëndroi mbi 30 ditë në gjendje konvaleshence.

Pas inspektimit Inspektoriati i Punës ka marrë një vendim të ndërmjetëm për marrjen e masave nga kompania për rritjen e sigurisë së punëmarrësve, duke i këkruar kompanisë të caktojnë një koordinator për sigurinë dhe shëndetin, të vendosë sinjale të dallueshme, si dhe të marrë masa mbrojtëse kundër rreziqeve të veçanta që paraqesin substancat dhe agjentët helmues në vendin e riciklimit.

Të dhënat e siguruara nga BIRN nëpërmjet ligjit “Për të drektëj imformimit’ tregojnë se aksidenti i punëtorit të inceneratorit nuk është një rast i izoluar. Industria e rëndë vazhdon të mbetet burimi kryesore i aksidenteve në punë në qarkun e Elbasanit, i cili ka një përqëndrim të lartë ndërmarrjeve prodhuese në këtë sektor.

Sipas të dhënave të Inspektoriatit të Punës dhe Shërbimeve Shopërore, nga viti 2015 deri në korrik të vitit 2021, në Elbasan janë regjistruar 19 aksidentë në punë në sektorin e industrisë së rëndë. Pas inspektimeve të bëra mbi shkaqet e aksidenteve, Inspektoriati ka marrë në 6 raste vendime paralajmëruese ndaj subjekteve, duke i lënë detyra për rritjen e sigurisë në punë. Ndërkohë, në 13 raste të tjera, inspektimet janë shoqëruar me masën administrative gjobë, e cila është luhatur nga 100 mijë lekë deri në 720 mijë lekë.

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

I kontaktuar nga BIRN, Dani tha se ishte tërhequr nga çështja, por u ankua se para aksidentit nuk kishte pasur mjaftueshëm masa mbrojtëse në punë për të evituar djegien. Ai theksoi se vazhdonte të punonte pranë kompanisë koncesionare në një sektor me rrezikshmëri, siç është ai seleksonimit dhe djegies së mbetjeve.

Vetëm gjatë vitit 2020, në Shqipëri u regjistruan 182 aksidente në punë, 36 prej tyre me pasojë vekjen e punëmarrësit. Sektori i ndërmarrjeve prodhuese ishte më i prekuri prej aksidenteve, me 47 aksidente dhe 8 fatilitete të regjistruara gjatë të njejtit vit.

Shkeljet e sigurisë në punë në sektorin e industrisë së rëndë, sjellin dëmtime të serioze për punëmarrësit dhe në disa raste shkaktojnë dhe viktima.

Në nëntor 2018, Ardjani ishte një prej dy punëtorë të firmës turke ‘Kurum’ në metalurgjikun e Elbasanit i aksidentuar në punë. Ai u dëmtua në këmbë derisa punonte tek sektori i vinçave dhe iu desh të qëndronte në spital për një kohë të gjatë. Ndëkohë, kolegu i tij Naim Dërstila humbi jetën pasi rënia nga vinçi i shkaktoi dëmtime të rënda në trup.

Pas aksidenteve Prokuroria e Elbasanit regjistroi dy procedime penale. Për rastin e Ardjanit çështja u pushua, ndërsa hetimet në lidhje me vdekjen e Dërstila’s vazhdojnë.

Pas aksidentit kompania i ofroi Ardjanit një punë me më pak risqe duke i kërkuar që mos ta ndiqte ccështjen në formë ligjore. Ai pranoi pasi familja e tij mbijeton falë rrogës që merr nga Kurum si punonjës vinçi.

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

“Dihet si ndodhin gjërat në Shqipëri dhe në fund fare e pëson më i dobti,” tha Ardjani, ndërsa theksoi se rikuperimi në spital kishte kërkuar kohë, pasi ishte i dëmtuar rëndë.

“Nuk kisha mendjen të shihja se çfarë po bënin me çështjen time,” tha ai, ndërsa shtoi se kur e mori veten pa se ‘letrat i kishin bërë si deshën”.

Në vendimin përfundimtar të inspektimit nga Inspektoriati i Punës ndaj subjektit ‘Kurum’ për aksidentin rezultuan një sërë shkeljesh të Kodit të Punës, VKM-së për rregulloren e sinjalistikës në kantier, ligjin “Për sigurinë në punë” dhe shumë VKM të tjera që janë renditur ne procesverbal. Pas një aksidenti tjetër të ndodhur në 5 mars 2019, kompania turke u sanksionua me gjobë.

Ardjani u tërhoq nga procesi gjyqësor dhe pranoi të vazhdonte punën në metalurgjik, pavarësisht dëmeve që kishte pësuar nga aksidenti, pasoja të cilat duket se do ta shoqërojnë gjatë gjithë jetës.

“Unë kam dy fëmijë dhe sigurisht lekët nuk bijnë nga qielli,” shpjegoi ai.  “Më duhej paga dhe pranova të kthehesha në punë dhe të fitoja disa lehtësira të vogla për shkak të dëmit që kisha pësuar në njërën këmbë,” shtoi Ardjani.

Megjithtë marrëveshjen që ka arritur me kompaninë, Ardjani nuk ndjehet i sigurt për vendin e punës, ndërsa tregon se edhe pas 4 vjetësh vazhdon të vuaj pasojat e atij aksidentit.

“Kam dhimbje sa herë që koha është e paqëndrueshme dhe aksidenti më ka lënë pasoja që i ndjej çdo ditë,” përfundoi 34 vjeçari./reporter.al/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *