Bota

India miraton vaksinën e parë të ADN-së në botë kundër Covid

Rregullatori i Barnave në Indi ka miratuar vaksinën e parë të ADN-së në botë, kundër Covid-19, për përdorim urgjent.

Bëhet fjalë për vaksinën, ZyCoV-D, me 3 doza , e cila parandalon simptomat e koronavirusit  me efektivitet deri më 66%, sipas një studimi të përkohshëm,  të cituar nga kompania prodhuese e vaksinave, Cadila Healthcare.

Kompania  planifikon të prodhojë deri në 120 milionë doza të vaksinës.

India deri më tani ka dhënë më shumë se 570 milionë doza të tre vaksinave të miratuara më parë – Covishield, Covaxin dhe Sputnik V, njofton BBC.

Lexo më shumë  Le Monde: Franca dhe Britania nuk përjashtojnë drejtimin e një koalicioni në Ukrainë. Dërgimi i ushtarëve evropianë po diskutohet

Rreth 13% e të rriturve janë vaksinuar plotësisht dhe 47% kanë marrë të paktën një dozë  që nga fillimi i fushatës së vaksinimit  në janar.

Kompania, Cadila Healthcare, tha se kishte kryer provën më të madhe klinike për vaksinën në Indi deri më tani, duke përfshirë 28,000 vullnetarë në më shumë se 50 qendra.

Faza kryesore e tretë e provave klinike u krye në kulmin e valës së dytë vdekjeprurëse të virusit. Prodhuesi i vaksinave beson se kjo riafirmoi “efikasitetin e goditjes kundër  mutacioneve”, veçanërisht variantit , me transmetueshmëri të lartë, Delta.

Lexo më shumë  “I famshëm” për qëndrimet kundër NATO-s/ Zgjedhjet presidenciale në Rumani, kandidati pro rus është favorit

Kjo është vaksina e parë e ADN-së,  në botë kundër Covid-19, për njerëzit.

Ekzistojnë një numër vaksinash të ADN -së të miratuara në SHBA, për shembull, për përdorim te kafshët, duke përfshirë një vaksinë për  sëmundjet  te  kuajt dhe një vaksinë  kundër kancerit të lëkurës për qentë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *