Bota

India bllokon fondet e huaja për organizatën bamirëse të Nënë Terezës

Qeveria indiane në një vendim të saj të fundit ka refuzuar të rinovojë licencën e financimit të huaj për një organizatë bamirëse të themeluar nga Nënë Tereza.

Organizata “Misionarët e Bamirësisë” ka mijëra murgesha të angazhuara që mbikëqyrin projekte për ndërtimin e shtëpive për fëmijët e braktisur, shkolla, klinika.

Në ditën e Krishtlindjes, Ministria e Brendshme e Indisë njoftoi se nuk e kishte rinovuar regjistrimin për shkak të “të ardhurave negative”.

Lexo më shumë  G7 hap rezervat strategjike, nxjerr deri në 100 milionë fuçi naftë për të ulur çmimet

Përfaqësuesit e linjës së ashpër hindu kanë akuzuar prej kohësh këtë organizatë bamirësie për përdorimin e programeve të saj për të konvertuar banorët në të krishterë.

Organizata bamirëse i ka mohuar këto akuza.

Në një deklaratë të hënën, ajo konfirmoi se aplikimi për rinovim ishte refuzuar dhe se nuk do të operonte asnjë llogari financimi të huaj derisa çështja të zgjidhej.

Lexo më shumë  ShBA-ja i bën presion Evropës për rezervat e naftës, e kërcënon me ndalim të eksporteve

Më herët, kryeministrja e Bengalit Perëndimor, Mamata Banerjee, shkaktoi polemika pasi postoi në Twitter një lajm se qeveria kishte ngrirë llogaritë bankare të bamirësisë. Por qeveria dhe autoritetet lokale mohuan një gjë të tillë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *