Bota

India akuzohet se ka përdorur programin spiun Pegasus, gjykata nis hetimet

Gjykata e Lartë e Indisë ka urdhëruar një hetim të pavarur për qeverinë, nëse e ka përdorur softuerin e vëzhgimit Pegasus për të spiunuar ilegalisht gazetarët, aktivistët dhe kundërshtarët politikë.

Sipas The Gaurdian, vendimi i të mërkurës për të krijuar një komitet të pavarur për të hetuar nëse dhe si shteti indian kishte përdorur mjetin izraelit spyware ishte një fitore e rëndësishme për aktivistët e privatësisë pas viteve të pengesave nga qeveria e Narendra Modi.

Urdhri ishte një përgjigje ndaj rasteve të paraqitura nga disa gazetarë dhe aktivistë indianë, dhe një konsorcium partnerësh raportues se kanë qenë viktima të Pegasus,  një “armë” kibernetike e aftë për të hakuar telefonin inteligjent të një objektivi, për të nxjerrë përmbajtjen e tij dhe për të ndërhyrë në mikrofonin dhe kamerën e pajisjes.

Lexo më shumë  Një ditë pas takimit me Olena Zelenskan, Vuçiqi takohet me ambasadorin rus për t’u arsyetuar

Analiza nga mediat e telefonave të infektuar dhe e një liste më të gjerë me më shumë se 50,000 numrash telefoni që besohet se janë përzgjedhur si persona me interes nga klientët e prodhuesit të Pegasus, NSO Group, tregoi fuqishëm se qeveria indiane po e përdorte aplikacionin. Delhi ka refuzuar vazhdimisht të konfirmojë nëse ka akses në të.

Komiteti do të përbëhet nga tre ekspertë të sigurisë kibernetike dhe puna e tij do të mbikëqyret nga një gjyqtar i Gjykatës së Lartë në pension. Ajo do të dorëzojë raportin e saj brenda dy muajsh.

Lexo më shumë  Publikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *