Bota

Incidenti në kufi – Droni rus futet në hapësirën ajrore, Rumania ngre në ajër avionët e NATO-s

Rumania ka ngritur në ajër avionët luftarakë të misionit të NATO-s pasi një dron kaloi hapësirën e saj ajrore gjatë një sulmi masiv rus me raketa dhe dronë ndaj Ukrainës.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Rumanisë, radari ushtarak pikasi një grup objektivash ajrorë pranë kufirit ukrainas, në veri të qarkut të Tulceas. Për të monitoruar situatën u ngritën me urgjencë dy avionë luftarakë spanjollë F-18, pjesë e misionit të patrullimit ajror të Aleancës, si dhe një helikopter ushtarak rumun IAR-330 SOCAT për mision zbulimi. Ndërkohë, autoritetet lëshuan sinjale alarmi për popullsinë e zonës së prekur.

Lexo më shumë  YouTube bllokon kanalin e regjisorit serb Emir Kusturica, publikonte përmbajtje në bashkëpunim me Sputnikun

Ministria sqaroi se droni hyri në hapësirën ajrore rumune rreth 13 kilometra në lindje të qytetit Galați. Vetëm tre minuta më vonë, ekuipazhi i helikopterit rumun raportoi se droni u rrëzua rreth katër kilometra në verilindje të fshatit Grindu në Qarkul Tulcea. Përplasja shkaktoi një zjarr i cili u shua vetë, ndërsa nuk u raportuan viktima apo dëme materiale. Një ekip ushtarak u dërgua menjëherë për të siguruar perimetrin e rënies.

Kjo ngjarje vjen vetëm katër ditë pasi një tjetër avion spanjoll F-18 rrëzoi një dron që hyri në hapësirën ajrore rumune nga territori i Moldavisë. Edhe pse autoritetet rumune nuk e identifikuan zyrtarisht përkatësinë e mjetit fluturues, një zëdhënës i NATO-s deklaroi se dyshohet se ai i përkiste forcave ruse.

Rruga Press

YouTube player