KryesoreLajme

Inceneratori i Tiranës, kryeprokurori i SPAK i prerë: Vijojnë hetimet, do sqarohet pozita e çdo zyrtari! Ja komenti për Berishën

Kreu i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani ka dhënë një prenoncim për mediat për ngjarje me shumë rëndësi për opinionin publik. Fillimisht kryeprokurori u shpreh se hetimet për inceneratorin e Tiranës janë duke vijuar dhe se do të sqarohet pozita e çdo zyrtari me detaje. Afera e inceneratorëve është një ndër çështjet më me rendësi për vendin tonë pasi opozita dhe një pjesë e mirë e opinionit publik dyshojnë se i përfshirë në këtë aferë është kryebashkiaku Veliaj por edhe kryeministri Rama.

“Hetimet po vijojnë. Nuk ka përfunduar, do sqarohet pozita e çdo zyrtari.“- tha ai.

Sa u takon Arben Ahmetajt, Mirel Mërtirit dhe Klodian Zotos, qëndrimi i Dumanit ishte po i njëjtë.

Lexo më shumë  “Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

 “Hetimet janë intensive. Pavarësisht se është larguar ai vazhdon të jetë në hetim” tha Dumani.

Gjatë këtij viti Dumani tha se janë 68 hetime proaktive të nisura nga media apo kallëzime të bëra nga institucione të ndryshme.

Komente pati edhe për koncensionin e sterilizimit dhe hetimet për ish kryeministrin Berisha.

Sa i takon çështjes Berisha Dumani tha se tashmë çështja i takon gjykatës dhe iu përgjigj dhe pretendimit të avokatëve mbrojtës të cilët pretendojnë se duke mos iu drejtuar Kuvendit për masën e sigurisë ‘detyrim me paraqitje’ kanë kryer veprim antikushtetues.

Lexo më shumë  Kurti: Trashëgimtarët e Millosheviqit në Beograd refuzojnë t’i hapin arkivat për t’i zbuluar lokacionet e varrezave masive

“SPAK nuk mund të japë atribute kuvendit, që nuk ia ka dhënë Kushtetuta. SPAK  jo vetëm këtë rast por dhe raste të tjera. Kemi vepruar sipas ligjit” ka thënë i prerë Dumani duke shtuar se tani çështja i takon Gjykatës.

Lidhur me hetimet e koncensioneve të sterilizimit, Dumani nuk ka dhënë shumë detaje.

“Çdo vendim ka qenë i prokurorëve të çështjes’ është shprehur Dumani duke sqaruar për gazetarët se ka ndërhyrë me rekomandim jo detyrues.”- tha ai.

YouTube player