KryesoreLajme

Inceneratorët, administratorja ndryshon thëniet/ Detajet pikante nga Komisioni Hetimor

Komisioni Hetimor për Inceneratorët i drejtuar nga Jorida Tabaku, ka nisur marrjen në pyetje të administratorëve të inceneratorëve.

Teksa është njohur se dëshmia e rremë dënohet me 6 vite heqje lirie, dëshmitarja e parë, Administartorja e Inceneratorit “Integrated Energy BV SPV” Ariola Kodra, tha se nuk ka pasur eksperiencë në fushën e mëparshme të menaxhimit të mbetjeve.

Pyetjes se si është siguruar fondi për impiantin e inceneratorin e Tiranës, Kodra tha se financimi është tërësisht privat duke theksuar se është marrë kredi në bankat e nivelit të dytë, pa dhënë shifrën e kredisë së marrë pasi nuk i kujtoheshin.

Jorida Tabaku tha se kompania ka pasur një garanci bankare prej 100 mijë lekësh dhe kompania ka marrë një kredi bankare të cilën e ka përdorur të gjithën për investimin dhe nuk ka pasur asnjë capital të vetëm.

“Unë kam marrëveshjet e kredisë dhe barrë siguruese është vendosur kontrata konçesionare. Ne këtu duam të provojmë që kompanitë me zero eksperiencë pa capital, pa investime në këtë fushë, kanë marrë një kontratë konçesionare pa pasur as fonde për t’i investuar. Ky është objekti i punës së këtij komisioni”, tha Tabaku në Komision.

Ajo theksoi se në raportin e KLSH-së është konstatuar se Kompania ka deklaruar se nuk do të ketë nevojë për kredi dhe investimin do ta kryejë me të gjithë kapitalin e saj.

Lexo më shumë  Murati publikon grafikun për kontratat 'njëburimore' ndër vite: Numri i kontratave njëburimore në mandatin tonë është përgjysmuar

“Zonja na konfirmoi se janë marrë dy kredi në banka të nivelit të dytë dhe do t’ia lëmë kompanisë për ta gjykuar se a do të na I sjellë apo jo”, tha Tabaku.

Pyetjes se a rezulton i punësuar në Kompaninë “Integrated Energy BV SPV”, Edmond Arqile Bllako, dëshmitarja Kodra u përgjigj se Bllako ka qenë punonjës i shoqërisë deri në momentin e emërimit e administrimit të dëshmitares Kodra në 15 mars 2019. Sipas saj marëdhënia e punës e Edmond Bllakos në “Integrated Energy BV SPV”, është e ndërprerë.

Pasi u ripyet, Kodra e ndryshoi dëshminë duke shtuar se nuk e mban mend kur është larguar saktë Bllako, dicka rreth viteve 2019-2020. Kjo dëshmi u ndryshua pasi Tabaku i vuri në dukje se Bllako është paguar deri në fillim të vitit 2020.

Anëtarët socialistë në Komision kanë kundërshtuar në vazhdimësi mënyrë e hetimit dhe pyetjeve drejtuar dëshmitares, duke argumentuar se nuk është tagër i Komisionit marrëdhënia mes privatëve.

Në lidhje me nënshkrimin e kontratës administratorja e “Integrated Energy BV SPV”, tha se “kontrata ka qenë për një afat 30-vjeçar dhe është lidhur me Ministrinë e Financave. Punimet kanë një afat nga momenti i zbardhjes së lejeve të ndërtimit. Leja e ndërtimit është zbardhur në nëntor të 2020-ës Dhe për 6 vite përfundon ndërtimi i tërësisë së veprave”.

Lexo më shumë  Murati për subvencionimin e tarifave të energjisë: Plotësoni numërin e saktë të pjestarëve të familjes

Pyetjes së anëtares së komisionit Dhuara Çupi se a ka pasur marrëdhënie koncensionare me autoritetet publike nga periudha 2017 deri në 2020, administratorja në cilësinë e dëshmitares theksoi se “punimet kanë nisur të pajisur me një deklaratë paraprake nga Bashkia e Tiranës. Të gjendur në kushte të vështira ku ndodhej venddepozitimi i Sharrës, nisëm menjëherë rehabilitimin e zonës. Në 2020 është zbardhur leja e ndërtimit. Është dhënë një vendim për miratim në maj ku kemi pasur një dispozicion një deklaratë paraprake nga bashkia. Deklarata është marrë në dhjetor 2017”, tha dëshmitarja Kodra.

Pyetjes se sa ka qenë fondi që është marrë në periudhën 2017 – 2020 dhe pas këtij viti, Kodra theksoi se “shoqëria koncensionare nuk merr fonde, por tarifën e shërbimit për punën që ofron. Nuk kemi marrë asnjë fond nga buxheti i shtetit për investimet për objektin e kontratës së koncesionit. Zona ku zhvillohet projekti i shoqërisë koncensionare është vendosur në dispozicion nga Ministria e Infrastrukturës. Është pasuri private dhe pasuri publike”.

Komisioni Hetimor për Inceneratorët do të vijojë me thirrjen e mëtejshme të dëshmitarëve ku janë njoftuar administartorët e kompanive dhe në ditët në vijim deputetë, ish-ministra, kryetarë Bashkishë, Kryeministri Edi Rama, Arben Ahmetaj, Damian Gjiknuri, Erion Veliaj etj.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *