KryesoreLajme

Ina Zhupa: Policia goditi gazetarët me paramendim, alarmi i ‘Reporterëve pa Kufij’ u vërtetua

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka dënuar dhunën policore ndaj gazetarëve gjatë protestës së opozitës, duke e cilësuar atë një sulm të drejtpërdrejtë ndaj lirisë së medias dhe informimit.

Zhupa solli në vëmendje rastin e gazetares Marsi Korreshi të Syri TV, e cila u godit me ujë me presion gjatë raportimit në terren.

Ajo iu referua edhe raportit të Reporterëve pa Kufij, sipas të cilit gazetarët që mbulojnë protesta shpesh bëhen viktima të dhunës policore.

Reagimi i plotë i Ina Zhupës:

Lexo më shumë  Veturat e përdorura gjatë sulmit në Banjskë çojnë te një varg tenderësh të dyshimtë në Serbi

“Gazetarët që mbulojnë protestat bëhen viktima të dhunës policore”, shkruante vetëm pak ditë më parë raporti i Reporterëve pa Kufij. Fatkeqësisht ky alarm ndërkombëtar, u vërtetua sërish dje në protestën e opozitës.

Pamjet tregojnë qartë sulmin ndaj operatorëve dhe gazetarëve që ishin në krye të detyrës, duke dokumentuar zhvillimet në terren. Gazetarja Marsi Korreshi e Syri tv godit dy herë nga uji me presion në distancë shumë të afërt dhe në drejtim të fytyrës, ndërsa goditja e dytë dhe e rrëzoi në tokë.

Dhuna ndaj medias është dhunë ndaj lirisë së informimit dhe një tregues i rrezikshëm i sjelljes së një narkopolicie që nuk i përgjigjet ligjit, por urdhrave politikë.

Asnjë uniformë nuk e vendos policinë mbi Kushtetutën dhe mbi të drejtat themelore të qytetarëve. Detyra e policisë është të garantojë rendin dhe sigurinë, jo të godasë gazetarët dhe të intimidojë median. Këto akte duhet të dënohen dhe autorët të mbajnë përgjegjësi. 

Rruga Press

Lexo më shumë  Kurti: Kemi planifikuar të ndajmë 200 milionë euro për industrinë kreative
YouTube player