Lajme

Importet e bananeve u 2-fishuan dekadën e fundit, kryesojnë Ekuadori dhe Kolumbia

Në vitin 2021, konsumi i bananeve në vend rezulton që të ketë arritur një nivel rekord, të paktën sipas shifrave zyrtare. Të dhënat nga Doganat bëjnë të ditur se u importuan gjithsej banane me vlerë 3 miliardë lekë (rreth 25 milionë euro). Në krahasim me vitin e mëparshëm, importet u zgjeruan me 9.1%, ndërsa në raport me një dekadë më parë janë dyfishuar.

Në sasi, në vitin 2021 u importuan gjithsej 34.4 milionë kg, ose 10% më shumë se një vit më parë.

Konsumi për frymë, katër herë më i lartë se në Francë

Të dhënat e përpunuara nga “Monitor”, tregojnë se konsumi për frymë i bananeve në vitin 2021 arriti në 12.2 kg/frymë, më i larti historik në vend. Në krahasim me një dekadë më parë, konsumi për frymë rezulton i dyfishuar (në vitin 2010 ishte 6 kg/frymë).

Lexo më shumë  Orav takon Sorensen: I bindur se do të ndikojë në avancimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë

Sipas Faostat, në nivelet e 2021, konsumi pr frymë i bananeve në Shqipëri i është afruar mesatares vjetore, ndërsa ai është tre herë më i lartë se Franca (4 kg për frymë). Zyrtarisht rezulton se shqiptarët konsumojnë më shumë banane edhe se Spanja (7 kg/frymë), Greqia (10.8), Italia (11). Konsumin më të lartë në Europë e ka Mbretëria e Bashkuar (17 kg/frymë).

Shtetet, kryesojnë Ekuadori dhe Kolumbia

Ekuadori është shteti kryesor, nga ku importohen bananet në vend, me 77% të totalit, me një vlerë prej 2.4 miliardë lekë, në dyfishim në raport me një dekadë më parë.

Lexo më shumë  273 banesa të dëmtuara nga përmbytjet në Durrës! Qindra familje të prekura

Nga viti 2016, u shënua një rritje e ndjeshme e importeve nga Kolumbia, që arriti nivelin më të lartë në 2018-n me 315 milionë lekë, duke u ulur më pas në dy vitet në vijim, për t’u rritur sërish në 2021. Në 2021, nga Kolumbia erdhën 10% e totalit të importeve të bananeve.

E treta është Kosta Rika, me 7% të totalit. Nga ky shtet u shënua rritje e ndjeshme e eksporteve në 2021.

Po në vitin 2021, u rritën ndjeshëm blerjet e bananeve nga dy shtete të rajonit, ndonëse mbeten në një vlerë të ulët, përkatësisht Greqia (3%) e totalit dhe Mali i Zi (1%)./MONITOR

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *