EditorialKryesore

Imbecilizim i llojit, kalimi tek idioceni

Teresita Dussart, për FranceSoir

Përktheu Rruga Press

Të gjithë studimet psikometrike në botë vërtetojnë një ulje të koeficientit intelektual që prej vitit 2000.

KRONIKË – mes tërë rreziqeve ekzistenciale, në të gjithë agjendat mungon vetëm njëri. Por është ama ai që përcakton të ardhmen e llojit tonë. Bëhet fjalë për rënien globale të koeficientit intelektual (IQ). Nga ai varet e ardhmja e shkencës, e kulturës, e aftësisë për të kuptuar botën. Konsensusi në lidhje me rënien është tashmë i padyshimtë. Të gjithë studimet psikometrikë në botë vërtetojnë rënien në botë të koeficientit intelektual që prej vitit 2000. Sa më i lartë niveli i koeficientit intelektual kombëtar, aq më e rëndësishme rënia. Përveç studimeve, këtë e tregon edhe përvoja. Një adoleshent 14 vjeçar kupton mesatarisht atë që do të kishte kuptuar një fëmijë i moshës 10 vjeç para 1975-s. Një prej simptomave të këtij regresi është humbja e fjalorit, e dëshmuar që me studimet e shumtë prej 2017-s. Drama e vërtetë e këtij varfërimi është ai i vështirësisë për të memorizuar për brezat që vijnë.

Filmi Idiocracy (Mike Judge, 2007) përbën pikëvështrimin e një parabole profetike. Skenari rrëfen historinë e një çifti me IQ të fuqishme, 130 secili, që presin të riprodhohen pasi të kenë mbërritur synimet e tyre profesionalë dhe materialë. Por asnjëherë nuk vjen ajo kohë. Derisa burri vdes më në fund para se të hedhë hapin e të bërit baba. Përballë orës biologjike të njërit dhe libidos së braktisur të tjetrit, inxhinieria e pjellorisë mbërrin shumë vonë dhe përfundon me kombinimin e difekteve të trashëguar. Të gjithë janë të paaftë të ndreqin çështjet më elementare të mbijetesës së llojit, siç është administrimi i grumbullimit të plehrave. Në këtë shoqëri të idiotizuar, obeziteti është normë, njerëzit pijnë vetëm pije të sheqerosura. Shteti është i paaftë të zgjidhë çështjet më të thjeshta, siç është punimi i tokës dhe administrimi i plehrave. Pornografia është vetë kultura dhe lokalet e seksit të shpejtë janë ngjitur me fast-foodet. Elitat përbëhen prej kundër-elitash. Diçka e ngjashme me sistemin tonë aktual shkollor, ku të parët e klasës shihen si humbalaqë. Vendimet politikë janë gjithnjë e më të kotë dhe kundër-produktivë.

Përkimet me realitetin tonë janë tronditës, edhe pse super-pjelloria e të varfërve është klishe e shekullit XX. Ulja e pjellorisë në vendet e pasur ka kapur tashmë të gjitha klasat shoqërore. Duhet shtuar edhe se klasat socio-ekonomike janë të lidhura shumë pjesërisht me nivelin socio-akademik. Çiftimi varfëri-pjellori bazohet në një përbërës antropologjik që ka arsyet e veta. Në një familje të varfër dhe/ose tradicionale, të ardhurat kryesore mbeten ato njerëzore, si burim pune, pushteti, identiteti. Ky është rasti ende në vendet në zhvillim, edhe pse rënia e pjellorisë vihet re kudo.

Disa specialistë të afërt me tezat eugjeniste e cilësojnë si pjellori dizgjenike superpjellorinë e «të varfërve». Megjithatë, ekzistenca e një treguesi për dallimin gjenotipik (inteligjenca e trashëguar) nuk është vërtetuar përfundimisht. Mirëpo, inteligjenca fenotipike ose ajo e përftuar është tashmë e matshme. Dhe kjo është ajo që ka shpërthyer me përmirësimin e jetës që prej revolucionit industrial.

Këtë kërcim sasior të sapiensit ia akordojmë efektit Flynn, me emrin e ekonomistit neo-zelandez, James Flynn. Ky efekt flet për rritjen e vazhduar të koeficientit intelektual falë përbashkimit të sigurisë ushqimore, të arsimimit, dhe në përgjithësi të një klime të përshtatshme për zhvillimin konjitiv. Hyrja në shekullin XXI shënon një ndalesë për zhvillimin e inteligjencës njerëzore. Në Danimarkë, ku IQ e banorëve është regjistruar që prej 1959-s, u vu re se mes 1959-s dhe 1989-s ai rritej me tri pikë për dekadë. Ndërsa, mes viteve 1989 dhe 1998, po ky IQ shënon një ulje të parë që e nda pothuaj në gjysmë ngritjen (+1,6 pikë). Duke nisur që nga 1998-a, rënia është me -2,7 për dekadë. Ky studim dhe të tjerë thonë të njëjtën gjë: efekti Flynn nuk funksionon më. Shoqëritë më të zhvilluara janë dorëzuar shumë shpejt para dinamikës së vetërrënimit.

Lexo më shumë  U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshillin e Sigurimit – reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Imbecilizimi ka shumë faktorë. Roli i shkëputësve endokrinologjikë provokon efekte neurologjikë. Kjo gjë është provuar. Masiviteti i metaleve të rëndë në ushqim, përfshirë edhe ato bio, ajër në frymëmarrje, provokojnë sëmundje të trurit. Në shoqëritë e zhvilluar janë edhe matricat e vendosura të sjelljes, siç është vonesa e hyrjes në moshën e rritur për shkak të zhdukjes së riteve të kalimit si dhe një varg i tërë recetash psikologjizuese që e përzgjasin moshën e fëminisë. Shkurt, një formë e tërë edukimi me kahje nga regresi, prej ku prodhohet një formë strukturore e vonesës së pjekurisë, pra intelektuale.

E pastaj është edhe përkimi i uljes së inteligjencës njerëzore që shkon bashkë me transferimin e aftësive drejt inteligjencës së makinës. Mbyllja e njeriut në 2020-n ka shënuar shpërhapjen e inteligjencës artificiale. Edhe ata që mbeteshin si operacione mendorë në ngarkim të njeriut, edhe ata u mënjanuan. Një funksion themelorë mes të tjerësh, hapësirizim, ka vdekur. GPSi «fshin pjesë të trurit», thotë një studim i University College of London (UCL) botuar në Nature Communications në 21 mars 2017. Nicholas Carr, ekspert në teknologjinë e informacionit, pretendon se ka vendosur në librin e vet listën e <<gjithë ç’i bën trurit të tij Interneti>> The Shallows: what the Internet is doing to our brains, botimet Norton & Company, 2020). Këtu duhet shtuar edhe efekti hipnotik të mejteve adiktivë si ai i zinxhirëve të streamingut, konfuzioni mes fiksionit dhe realitetit, ulja e aftësisë së përqendrimit në lexim, etj. Do të ishte tepër naive të mendoje se e tërë kjo nuk krijon plagë në evolucion.

Përballë një sulmi të tillë mbi trurin njerëzor, shkolla duhet të ishte kështjella. Por kjo pa llogaritur dezertimin apo pothuaj dezertimin e dy viteve të mbylljes për pandeminë. Do të na lejohej të shpresonim se fëmijët e vendeve në zhvillim, më të kursyer prej konsumimit të mjeteve teknologjikë, ofrojnë një tru të padëmtuar. Por politika e varfërimit kaloi edhe andej. Në shkurt 2021, një raport i Bankës botërore diagnostikonte: «Kriza e kovidit do të përshpejtojë ngritjen e çmimeve të ushqimit për popullatat më të varfra të botës». «Përgjatë vitit të fundit, Covid-19 e ka çarmatosur sigurinë ekonomike, shndetësore dhe ushqimore, duke shpënë 150 milionë njerëz në varfëri të skajshme». Me Covid-19 duhet kuptuar jo virusi si i tillë, por masat e papërgjegjshme që e përdorën si shkas për t’u vënë në zbatim.

Një muaj më parë, një raport i së njëjtës organizatë jepte në numër koston e braktisjes shkollore në buxhetin e shtetevepër vendet e varfër. Raporti, që nuk pati efekte në shprehjen shkencore, thotë: «Për pasojë të proceseve të nxënies dhe shtimit të të brakstisjes së shkollës, ky brez studentësh do të humbë një miliardë euro të ardhura, pak a shumë të paktën 10% të produktit bruto global, dhe vendet do të bien pa asnjë mundësi rikthimi në objektivët e tyre të rieduktimit të Learning Poverty, duke rrezikur shtimin e mundshëm të 63% varfëri.» . Learning Poverty është një mjet statistik i zbatuar nga UNESCO për të matur nivelet e analfabetizmit në vendet me të ardhura të mesme dhe të ulta. Lajmet që vijnë nuk janë të mirë. Carlos Felipe Jaramillo, nën-president i Bankës Botërore për Amerikën latine, vlerësonte në 3 qershorin e shkuar se kriza arsimore në Amerikë latine nuk ka precedent: brezi i ardhshëm «do të jetë më pak prodhues dhe do të ketë më pak mundësi». Mesatarisht, në Amerikën latine, fëmijët kanë humbur 1,8 vite në shkollarizim sipas UNESCOs. Në disa vende si Panamaja, ku shkolla është mbyllur nga marsi 2020 në 2022, më shumë se 20% e nxënësve e braktisën shkollën përfundimisht. Qindra miliona të varfër të rinj, bashkë më shtesën e afektin epigjenetik.

Lexo më shumë  DW: Marrëveshja e Ohrit zyrtarisht pjesë e negociatave BE-Serbi

Mashtrimet e dy dekadave të fundit karakerizohen më së pari nga mohimi i aftësisë evolutive të llojit njerëzor si dhe ajo e të gjithë kafshëve. Si shembull, hormone u jepen fëmijëve në pubertet ose para puberteti për të normalizuar ndonjë disfori të mundshme gjinie në kontekstin e shumëzimit të letërsisë shkencore që merret me shkëputësit endokrinologjikë. Po në këtë frymë, të zhytur në mendësinë se identiteti ka lidhje me vetë-perceptimin, është e pamundur të shtrohet çështja e rolit të shkëputësve endokrinologjikë në të cilët ne gjendemi prej dekadash, përballë sindromës në rritje të padallueshmërisë seksuale.

Tërë këtyre faktorëve u shtohet normalizimi i konsumimit të kanabisit. Mirëpo të tërë studimet mbi Tetrahidrokanabinolin (THC) tregojnë dëmet e pakthyeshëm në tru, si dhe ndihmën për disa sëmundje psikiatrike, mes të cilave skizofrenia. Legalizimi i saj dhe fushata për legjitimimn e saj shoqëror janë edhe më shqetësuese.

Ky bashkim i budallallëkut me çmendurinë është shenja e idiokracisë, mizorisë dhe ligësisë që nuk vuajnë më asnjë ndëshkim moral. Përkundrazi. Ato nxiten. Krejt si në videot amatore që qarkullojnë nëpër rrjete socialë në kuadrin e të cilave adoleshentët e shqepin në dru një prej shokët, dhe në vend që të kenë turp për aktin mizor, e postojnë atë nëpër rrjete. Cancel culture, poshtërimi i mendimtarëve të ndryshëm, i përket po kësaj dhune.

Qytetaria po lëviz në një univers me shënjues shumë të varfër, që po prek vetëm funksionin eksitues të kënaqësisë. Për shembull, në Liban në 2019-n, para mbylljes, me miliona të rinj u lëshuan rrugëve për të protestuar kundër qeverisë sepse shteti donte të vendoste pagesën 20 centimë për përdorimin e WhatsAppit. Në tërë historinë e korruptimit të Libanit kurrë nuk ndodhi një protestë e tillë.

Shenjuesi dhe fjalët për ta thënë. Në Spanjë në 2019-n, çmimi kombëtar i Ministrisë së Kulturës dhe Sporteve iu dha autores Cristina Morales për librin e saj Lexime të Lehtë. Në perëndim, gazetat kryesore kanë zgjedhur që prej viteve 90 shkrimin “e lehtë”. Nuk ka më fjalë «të ndërlikuara», nuanca gjykohet fryrje. Realiteti nuk shoqërohet me gri. Kompleksiteti i botës dorëzohet përballë narrativës së vendosur një herë e mirë. Urdhërohen frazat e shkurtra. Kjo është mbretëria e demagogjisë intelektuale.

Imbecilizimi përbën një kërcënim për demokracinë. Instalimi i sofizmit vihet re tashmë në menaxhimin e krizave, kriza që janë krijuar prej po atij stafi politik me cilësi katastrofike. Që prej 2050-s, koeficienti intelektual global i mesëm do të shkojë drejt shifrës 80. Nuk duhet pritur të na ndodhë si në filmin Idiocracy të Mike Judge viti 2505 për ta kthyer fantashkencën në realitet. Krahasuar me shekullin XX, shifra 80 e IQ, do të ishte një formë e lehtë e vonesës mendore. Një skenar që as Darwini, as Alexis de Tocqueville nuk do të kishin mundur ta parashikoni.

©Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *