Opinion/Aktualitet

Imazhet/ Si po i degjeneron Veliaj TV-të që komandon

Ekzistenca e Erion Veliajt po kthehet në një njollë turpi për ekranet tona. Edhe në tualet të shkojë kryebashkiaku ato e kanë për detyrim ta shndërrojnë në eveniment kombëtar. Kështu ka ndodhur edhe këtë të martë në mesditë kur Veliaj shkoi të bëjë një vizitë rutinë tek dy konvikte të rinovuara të studentëve të mjeksisë. Normalisht kjo do te qe një nga ato punët rutinë, që përbëjnë punën e rëndomte të një administratori të qytetit. Një nga të cilat ai nuk do kishte nevojë të merrte as aparat fotografika e jo më kamera pas vetes. Por jo!

Jo vetëm që Lali Erin e ndjek nga pas një trupë xhirimi, jo vetëm ai ka vënë në punë paisjen dhe antenat e ransmetimit të drejtëpërdrejtë të sinjalit, por tevevizionet news ndërpresin menjëherë transmetimin për të hyrë live me sinjalin e bashkisë sikur ka ndodhur ndonjë ngjarje e përmasave globale.

Lexo më shumë  A është çmendur Ilir Meta?

Pak ditë më parë Lapsi.al denoncoi një lajm të porositur që u transmetua me të njëjtin titull, me të njëjtën foto dhe me të njëjtin tekst, në plot media njëherësh. Ai bënte fjalë për një kandidat të mundshëm kundër Veliajt në garën për kryeqytetin (linku poshtë).

Mediat/ Pse e shqetëson bashkinë mjeku Ilir Alimehmeti

Ndërsa sot Lapsi.al arriti të fotografojë tre ekrane që menjëherë ndërprenë emisionet e tyre për të pasqyruar “scoop-in” e madh inspektimin e konvikteve nga kryebashkiaku.

Kjo jo vetëm është një dëshmi skandaloze që të bën të reflektosh se si falë një marëdhënieje okulte, Veliaj i ka kthyer TV në servise të veta, por edhe mënyrën e pamëshirshme me të cilën ai i përdor duke i bërë të neveritshme për publikun. Se përse ndodh një gjë e tillë nuk ka nevojë për tepër sqarime.  Jo më kot Shqipëria humbi këtë vit 20 vende në klasifikimin e lirisë së shtypit të “Reporterët pa kufij”. Një nga motivet gjendej në arsyetimin: “Mediat private më me ndikim në Shqipëri janë në pronësi të një grushti kompanish që kanë lidhje me politikanë dhe në të njëjtën kohë operojnë në sektorë që kanë nevojë për rregullim nga shteti, si ndërtimi”. /lapsi.al/

Lexo më shumë  A është çmendur Ilir Meta?

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *