Bota

Imazhet e reja satelitore, shihni shkatërrimin masiv në dy qytetet e mëdha në lindje të Ukrainës (FOTO)

Pjesë të qyteteve ukrainase Rubizhne dhe Severdonetsk janë shkatërruar në masë të madhe, e këtë e dëshmojnë edhe imazhet e reja satelitore të kompanisë amerikane Maxar Technologies.

Bombardimet e granatimet e vazhdueshme mes forcave ukrainase dhe atyre ruse – kanë bërë që pjesë të këtyre dy qyteteve të shkatërrohen plotësisht. E ajo çfarë i shkatërroi më së shumti ishte pikërisht artileria ruse.

Lexo më shumë  Ukraina kërkon nga NATO-ja vendim të “fuqishëm” në samitin e Uashingtonit

E pavarësisht se lagje të tëra janë bërë rrafsh me tokë, kjo nuk po i mjafton ushtrisë së Vladimir Putinit, që po vazhdon të bombardon në dy qytetet e rajonit të Donbasit.

Imazhet satelitore tregojnë se dhjetëra ndërtesa në veri të Severodonetskut, janë shkatërruar nga sulmet ushtarake.

Ndërkaq zonat e gjelbëruara janë bërë me gropa nga predhat e shumta që kanë rënë.

Lexo më shumë  ‘E ardhmja e Serbisë, jashtë BE-së’,  Vulin: Të integrohemi në vendet e BRICS

Madje dy spitale janë shkatërruar plotësisht – duke krijuar kratere (mbi 40 metra të gjera), si pasojë e bombave gjigante ruse që kanë rënë mbi to.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *