Bota

Imazhe satelitore/ Britania e Madhe tregon se si Koreja e Veriut ka furnizuar me armë Rusinë

Në raportin britanik thuhet këto imazhe janë shkrepur mes shtatorit dhe dhjetorit të 2023-s, ku shumë anije nga Koreja e Veriut thuhet se janë ngarkuar me armë drejt Rusisë.

Thuhet se Koreja e Veriut e ka furnizuar Rusinë me raketa balistike e shumë predha për t’u shfrytëzuar ndaj Ukrainës.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është takuar me ministrin e Jashtëm të Koresë së Veriut, Choe Son-hui javën e kaluar, ku kanë diskutuar mbi raportet mes dy vendeve dhe “të gjitha temat e ndjeshme”.

Lexo më shumë  Ukrainasit nisin 100 mijë dronë drejt trupave ruse: “Po na djegin, ju lutem na ndihmoni”

Sipas mediumit britanik, armët që Rusia i ka përdorur ndaj Ukrainës qëkur ka nisur agresionin, mund t’i takojnë autoriteteve të Koresë së Veriut.

Rruga Press

YouTube player