Lajme

Imagjinoni të bësh një bisedë me Ramën për klimen…çfarë torture mesjetare!

Kryeministri Rama ishte në Glasgow, në Skoci, në ditën e dytë të samitit të Kombeve të Bashkuara në lidhje me çështjet klimatike.

Në këtë samit mori pjesë edhe aktori Leonardo DiCaprio, i cili ka qenë shumë i zëshëm në mbrojtje të lumit Vjosa, si dhe u ka bërë thirje disa herë liderëve shqiptarë që të mos lejojnë shkatërrimin e lumit prej ndërtimit të HEC-eve përreth shtratit të tij.

Kryeministri Rama, e përdori këtë oportunitet, ashtu si oportunist për të hedhur një foto online ku shkruante:

Lexo më shumë  Gërvalla e Kurti takuan Sekretarin e Shtetit të Selisë së Shenjtë, Kardinalin Pietro Parolin

“Kur je komshi me Leonardo Di Caprion dhe të lidh mbrojtja e Vjosës”.

Rreth këtij takimi të Ramës, por edhe takimeve të tjerë është shprehur edhe pedagogu Ervin Goci, duke e vënë në dukjen sjelljen jo të hijshme të kryeministrit Rama dhe duke pyetur nëse “ka patur ndonjë takim normal ky kryeministri jonë në Glasgow, qoftë dhe për formalitet të paktën”.

“Ore ka patur ndonjë takim normal ky kryeministri jonë në Glasgow, qoftë dhe për formalitet të paktën?!

Lexo më shumë  Osmani në New York takon presidentin e Malawit: Kosova është e bekuar me miq në çdo anë të botës

Njërin e kishte kap për jake, me një tjetër i’u kryqëzuan rrugët, një tjetër i foli se i bëri përshtypje ç’ne kaq i gjatë ky tipi, dikujt i zuri sytë dhe nuk kishte se si mos t’i fliste…i vetmi takim formal, ulur në tryezë ishte me një politikane në pension. Imagjinoni të bësh një bisedë me Ramën për klimën…çfarë torture mesjetare!”, u shpreh pedagogu Ervin Goci në llogarinë e tij në facebook.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *