Lajme

Ilir Meta publikon logon e Partisë së Lirisë

Publikohet logoja e Partisë së Lirisë, një ditë pas ndryshimit të emrit të partisë Lëvizja Socialiste për Integrim.

Kryetari i Komitetit Organizativ të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka publikuar logon e re në një postim në rrjetet sociale.

Ndërkohë që sot Meta, një ditë pas mbajtjes së Konventës ku u miratuan dhe ndryshimet në statut që i hapën rrugën ndryshimit të emrit, logos dhe vulës së LSI, do të mbajë dhe konferencën e parë për mediat nga selia e Partisë së Lirisë.

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Postimi i Ilir Meta

Të dashur miq,

Ju lutem më ndiqni live në 13:15, në konferencën e parë të shtypit nga Partia e Lirisë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *