Bota

“Ikni nga ndërtesa”, alarm në zyrat e BBC-së, ndërpritet transmetimi

Programi i mëngjesit i BBC-së në radio është ndërprerë sot për 20 minuta, pas rënies së alarmit për zbrazjen e menjëhershme të ndërtesës.

“Ju lutem dilni menjëherë nga ndërtesa, nga dalja më e afërt”, ishte alarmi që ndërpreu sot programin e mëngjesit të BBC-së.

Një nga prezantuesit e emisionit iu tregoi dëgjuesve për alaramin.

Lexo më shumë  Ukrainasit goditën me dronë dy fabrika strategjike në Rusi

“Ju mund të dëgjoni se kemi një alarm të vogël këtu,” tha ai.

Programi u kthye në transmetim rreth 20 minuta më vonë, shkruajnë mediat e huaja, transmeton Express.

“Pavarësisht asaj zhurme që thoshte se kishte një urgjencë, me sa mund të themi, nuk kishte”, u tha dëgjuesve Nick Robinson pas kthimit në transmetim.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *